Lajme
Kosova nuk ka nevojë për ndihma
Presidentja e vendit, Atifete Jahjaga gjatë qëndrimit të saj në SHBA, duke folur për konvojin me ndihma humanitare nga Rusia në Kosovë, ka thënë se janë konventat ndërkombëtare dhe ligjet e Kosovës që rregullojnë çështjen e shpërndarjes së ndihmave humanitare dhe ato do të respektohen.
“Ne do të respektojmë të gjitha konventat ndërkombëtare, Kushtetutën e Kosovës dhe vendimet e administratës në këtë proces”, ka thënë Jahjaga, transmetojnë mediat kosovare.
Ndërsa në këtë drejtim sekretarja amerikane e shtetit, Hillary Clinton, ka deklaruar se mbështet plotësisht presidenten e Kosovës.
“Të shtoj se ne kemi verifikuar me OKB-në dhe me të tjerët. Ata nuk kanë raportuar për asnjë krizë humanitare ose nevojë. Do të bënim thirrje që qytetarët e Kosovës, në veçanti në veri, të punojnë së bashku. Sipas Kushtetutës së Kosovës ata i kanë të drejtat e barabarta dhe të drejtat qytetare. Sa më shpejtë që të integrohen të gjithë qytetarët e Kosovës në një shtet të përbashkët aq më e mundshme do të bëhej një lloj e ardhme të cilën po e kërkon presidentja për të gjithë qytetarët”, ka thënë Clinton.
FMN-ja ul parashikimet e Qeverisë për rritjen ekonomike.
Planifikimet për rritjen ekonomike të Kosovës gjatë 2012-së, të bëra publike nga Qeveria e Kosovës, bien ndesh me planifikimet e Fondit Monetar Ndërkombëtar.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! Ky samit krijon një hapësirë të thelluar dialogu dhe bashkëpunimi, ku përvoja ndërkombëtare e diasporës ndërthuret... -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali -
Gjenvë
Gjeneva nën tingujt e Ramë Lahajt e Marigona Qerkezit -
Gjykata zvicerane dënon 57-vjeçarin nga Kosova për mashtrime milionëshe -
Mynih
Zamira Gashi, juristja shqiptare që po ndërton karrierë të suksesshme në Mynih
Jeta në Zvicër
-
Zvicra lançon shërbimin e autobusëve për të tërhequr skiatorët italianë San Bernardino, Alpet Zvicerane po synojnë skiatorët italianë dhe dashamirësit e borës duke lançuar një shërbim... -
Cila është gjoba për mungesën e një takimi te mjeku në Zvicër? -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Qyteti i Cyrihut po fillon 134 projekte ndërtimi këtë vit -
Spitali i Fëmijëve në Cyrih raporton rritje të rasteve të dhunës ndaj fëmijëve









