Lajme
Kosova nuk pranon të luajë me Spanjën në teren neutral
Në fillim të kësaj jave në Nyon të Zvicrës është hedhur shorti për fazën e kualifikimeve për në Kampionatin Botëror “Katar 2022”.
Kombëtarja e Kosovës bën pjesë në Grupin B, së bashku me Spanjën, Suedinë, Greqinë dhe Gjeorgjinë. Menjëherë pas shortit, ishte Kombëtarja e Spanjës ajo e cila përmes një reagimi nga Ministria e Punëve të Jashtme të saj ngriti dyshime rreth asaj nëse ndeshja do të zhvillohet në Prishtinë, për shkak se Spanja ende nuk e ka njohur Kosovës si shtet.
Në lidhje me këtë çështje, në një intervistë për KosovaPress, ka folur sekretari i përgjithshëm i Federatës së Futbollit të Kosovës, Eroll Salihu, i cili theksoi se ndeshja ndaj Spanjës, kur Kosova është në rolin e vendasit do të zhvillohet në Prishtinë, kurse sa i përket asaj që zhvillohet në Spanjë, iu takon atyre të vendosin, përcjell Albinfo.ch.
Salihu: Ndeshja kundër Spanjë do të zhvillohet në Prishtinë
“Për fat të mirë për neve, nuk është vetëm Kosova rast unik. Kemi raste të shumta tani të shtete ndërmjet vete dhe nëse UEFA fillon tani të bëjë politikë selektive, atëherë futbolli nuk do të zhvillohej, ndoshta si turnir duhet bërë. Para fillimit të çdo kualifikimi çdo shtet ka të drejtë që të kërkojë që të mos ndeshet, sikur Serbia që ka bërë e Rusia. Spanja nuk ka pasur kurrfarë kërkese të tillë, përkundër faktit që është, e dimë, një mohuese e pavarësisë së Kosovës, po tregohet si armike, së paku në letër. Ne e dimë saktë gjatë procesit të pranimit të Kosovës se çfarë dëme është tentu me u bë edhe janë bërë. Për ne është shumë e qartë, ne do ta zhvillojmë ndeshjen, nëse jo në Spanjë, ata do ta zgjedhin një vend me të gjitha simbolet shtetërore dhe nuk vjen në shprehje me luajt ndryshe. Ndeshjen tjetër do ta zhvillojmë në Prishtine. A vjen Spanja a jo, është problemi i tyre. Sa i përket shteteve të tjera, me Greqinë kemi raporte të shkëlqyeshme, edhe atje kemi luajtur pa kurrfarë problemi, kemi bërë pritje të madhe këtu…..Edhe me Gjeorgjinë vlen e njëjta, unë nuk besoj që do të ketë problem. Kështu që Spanjës, thashë edhe një herë, do ta luajmë lojën ku ata të vendosin, ndërsa ne Prishtinë, në stadiumin “Fadil Vokrri” do të zhvillohet ndeshja me Spanjën”, deklaroi Salihu.
Madje, Salihu e ka përjashtuar edhe Shqipërinë si një alternativë e një terreni neutral për zhvillimin e ndeshjes, duke thënë se ne e kemi stadiumin tonë dhe nuk kemi nevojë të luajmë diku tjetër.
Salihu: Nuk kemi nevojë të luajmë në teren neutral, e kemi stadiumin tonë.
“Jo, jo fare, nuk kemi pse të luajmë në terën neutral, përkundër faktit se në Shqipëri është sikur të luajmë në Prishtinë, si në Shkodër, por e kemi stadiumin tonë”, shtoi Salihu.
Ndërsa sa i përket Superligës së Kosovës, Salihu ka zbuluar se janë duke punuar intensivisht që së shpejti të aplikohet teknologjia VAR edhe në vendin tonë
Salihu: Është çështje kohe kur do ta sjellim teknologjinë VAR në kampionatin tonë
“Kryetari Ademi dhe disa anëtarë të komitetit i kanë shikuar disa federata të tjera si janë duke e inkorporuar. Duhet do mjete të konsiderueshme sepse duhet besoj tre-katër makina të mëdha që kushtojnë shumë, të cilat duhet të jenë në lëvizje për t’u përcjell ndeshja dhe për të qenë afër. Por, jemi duke menduar seriozisht dhe duke bërë analiza se sa do të na kushtojë edhe si mundemi ta aplikojmë. Jam i bindur se është vetëm çështje kohe, por nuk mund të hyjmë ne diçka gjysmake, duhet të tentojmë t’i mbulojmë të gjitha ndeshjet që zhvillohen në kampionat”, tha sekretari i FFK-së
Sekretari i FFK-së foli edhe mbi të ardhmen e trajnerit të Kombëtares së Kosovës, Bernard Challendes, puna e të cilit u vë në pikëpyetje pas rezultateve negative gjatë këtij viti. Salihu konfirmoi se Challendes do të vazhdojë të jetë trajner i Kosovës dhe se ai ka ende shumë për të dhënë për ekipin kombëtar me përvojën, karakterin dhe mentalitetin që ka.
Salihu: Challendes ka ende shumë për t’i dhënë Kombëtares së Kosovës
“Më tregoni se cili njeri kishte mundur mos me e zgjatë kontratën një trajneri i cili i bënë 15 ndeshje si autsajder total për herë të parë në histori të futbollit, i bënë 15 ndeshje dhe ia ngritë imazhin krejt popullit shqiptar kudo që janë. Cili njeri nuk ia kishte vazhduar kontratën një personi të tillë. Ne e dimë mirë, edhe Presidenti Vokrri edhe Presidenti Ademi edhe të gjithë të tjerët e dinë mirë çfarë kualitete ka. Është një person që ka shkollë të lartë që ka një përvojë të madhe, që e njeh mentalitetin e shqiptarëve dhe kosovarëve në veçanti edhe jam i bindur, t’i kthehem asaj, që ka shumë për të dhënë më bazë të përvojës, në bazë të karakterit dhe mentalitetit që ka”, deklaroi në fund Salihu.
Kualifikimet për Kampionatin Botëror të futbollit “Katar 2022” fillojnë në pranverën e vitit të ardhshëm dhe Kosova e nis më sfidat ndaj Suedisë dhe Spanjës, më 28 dhe 31 mars.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















