Lajme
Kosova pajiset me gati gjysmë milioni kg fishekzjarre
Importi i këtyre mjeteve po shënon rritje nga viti në vit
Sa herë që afrohen festat e fundvitit, mjetet piroteknike bëhen më të shpeshta. Miliona euro shpenzohen për të pritur festat e fundvitit, pra edhe duke shpërthyer fishekzjarre.
Dogana e Kosovës tregon se vetëm për këtë vit mbi 476 mijë kilogramë mjete piroteknike kanë hyrë në Kosovë. Ndërsa, 868 mijë e 633 euro është vlera e mjeteve që kanë hyrë në Kosovë deri më 6 dhjetor të vitit 2024.
Shqipëria dhe Kina furnizojnë kosovarët me fishekzjarre. Kina duket të jetë vendi prej të cilit Kosova importon më së shumti mjete piroteknike. 441 mijë e 909 kg, është sasia e këtyre mjeteve të importuara nga ky shtet. Ndërsa, nga Shqipëria janë importuar 33 mijë e 760 kg mjete piroteknike, shkruan rtv21.tv.
Importi i këtyre mjeteve po shënon rritje nga viti në vit.
Derisa në vitin e kaluar ishin importuar mbi 425 mijë kg mjete piroteknike, të dhënat për këtë vit tregojnë ndryshe. Pra sivjet janë mbi 50 mijë kg më shumë se në vitin 2023.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













