Sport

Kosova pas trajnerit italian

Sipas mediave italiane, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri është takuar me italianin Rodolfo Vanoli, dhe flitet se tashmë ka një akord paraprak

Pasi Albert Bunjaki nuk është më trajner i Kosovës, Federata e Futbollit e Kosovës është duke kërkuar një trajner për të drejtuar ‘Dardanët’.

Sipas mediave italiane, kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri është takuar me italianin Rodolfo Vanoli, dhe flitet se tashmë ka një akord paraprak, përcjell albinfo.ch.

Rodolfo Vanoli ka drejtuar klubi të vogla në Itali, ndërsa majën e ka arritur me Udinesen, në sezonet 2007-2009.

Kështu edhe Kosova do të shkonte rrugës së Shqipërisë, pasi kuqezinjtë i kishte drejtuar Gianni De Biasi, ish-trajner i Udineses.

Kosova në kualifikime kishte një barazim dhe nëntë humbje radhazi, duke përfunduar e fundit në grupin e saj.