Kosova
Kosova përforcon policinë, blen në Kroaci armë të reja
Së fundmi, policë të Kosovës janë pajisur me armë të gjata dhe kjo vlerësohet mjaft pozitive në misionin për ruajtjen e rendit dhe sigurisë në tërë territorin e Republikës. Sasia e tyre nuk është bërë publike, por Ministria e Punëve të Brendshme konfirmoi se i bleu nga Kroacia, përcjell albinfo.ch.
“Karakteristikë e këtyre armëve janë që gjatësia ose perimetri i tyre që është 800 metra dhe janë fleksibile me rreze të veprimit. Gjithashtu këto armë janë lehtë të përdorshme. Edhe patrullat i kanë kryer trajnimet e nevojshme për përdorimin e tyre”, tha nënkoloneli Refki Morina.
Policia e Kosovës vlerësohet si një ndër më të mirat në rajon. Ajo posedon armë të llojeve të ndryshme, kryesisht prodhim austriak, amerikan dhe gjerman, ndërsa në këto vende trajnohen edhe efektivët e saj.
“Besoj se Policia jonë, duke filluar prej njësive më elite janë të pajisura me armatime më moderne, kanë trajnime të vazhdueshme, jo vetëm brenda Republikës, por edhe jashtë, SHBA, Gjermani dhe vende të Bashkimit Evropian, policitë që janë më të ngritura profesionale dhe ekspertë të lëmive të ndryshme”.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë











