Kosova
Kosova përmendet nga Putini kur ai kërkon njohjen e Krimesë
Putin kërkoi njohjen e Krimesë si Rusi, e krahason me Kosovën
Presidenti rus, Vladimir Putin, ka bërë thirrje për njohje ndërkombëtare të Krimesë së pjesë të Rusisë dhe e ka krahasuar atë me Kosovën.
Putin tha më 22 shkurt se aneksimi i Gadishullit ukrainas të Krimesë më 2014 duhet të njihet si reflektim legjitim i zgjedhjes së banorëve lokalë, duke e krahasuar atë me pavarësinë e Kosovës.
Aneksimi i Krimesë është dënuar gjerësisht nga fuqitë ndërkombëtare dhe është cilësuar si shkelje e të drejtës ndërkombëtare, transmeton Rel.
Këto komente të liderit rus vijnë një ditë pasi ai njohu rajonet separatiste në lindje të Ukrainës, Donjeck dhe Luhansk, si entitete të pavarura.
Për t’i dhënë fund krizës aktuale në Ukrainë, Putin po ashtu ka bërë thirrje që NATO të mos e pranojë asnjëherë Ukrainën, duke thënë se ajo duhet të marrë “një status neutral”. Putin po ashtu ka kërkuar që aleanca ushtarake të mos i dërgojë armë Kievit.
E-Diaspora
-
Bernë: Event mbi integrimin përmes punës dhe ndërmarrësisë Më 28 mars 2026, në ambientet e Ambasadës së Republikës së Kosovës në Bern, mbahet një... -
Gjenevë
Rënie e interesimit për mësimin e gjuhës shqipe në Gjenevë, apel për prindërit -
Austri
Në Parlamentin e Austrisë, të premten mbahet konferenca „Kosova në BE“ -
Kuzhina shqiptare në qendër të festimeve frankofone në Suedi -
Mëso shqip në diasporë: Regjistrimet hapen në shumë shtete
Jeta në Zvicër
-
Lëndon rëndë një grua me fëmijën e saj: “Zhduket” shoferi i dënuar kosovar Siç zbulon "SRF Rundschau", personi i dënuar ende nuk ka filluar të vuajë dënimin e tij.... -
Këshilli Federal dëshiron shërbim civil të jashtëzakonshëm, më pak tërheqës -
Takimi i Organizatës Botërore të Tregtisë: Zvicra bën thirrje për unitet përballë tensioneve -
Mungesa e strehimit: Njerëzit e pastrehë përfundojnë në azil -
Mënyra e duhur (dhe e gabuar) për t’iu përgjigjur telefonit në Zvicër










