Futboll

Kosova pëson edhe nga Sllovenia

Dardanët mbesin pa fitore në Ligën e Kombeve

Kosova ka pësuar humbje minimale nga Sllovenia, duke vazhduar të mbetet pa fitore në këtë edicion të Ligës së Kombeve.

Ishte Vuçkiq, i cili shënoi në minutën e 22-të pas një kundërsulmi, shkruan albinfo.ch.

Dardanët u munduan me disa raste të barazojnë rezultatin, por pa sukses dhe mbetën pa pikë në këtë përballje.

Kosova dhe Moldavia kanë nga një pikë, derisa Sllovenia dhe Greqia nga shtatë në këtë grup. Ndeshja e ardhshme për Kosovën do të jetë në udhëtim te Greqia, të mërkurën.