Uncategorized
Kosova pret rezultat pozitiv kundër Ukrainës
Pas humbjes 6:0 nga Kroacia, në kampin kosovar është rikthyer optimizmi se mund të arrijnë rezultat ndaj Ukrainës
Përzgjedhësi i Përfaqësueses së Kosovës, Albert Bunjaki ka thënë se do të bëjë disa ndryshime për ndeshjen ndaj Ukrainës, që zhvillohet sot nga ora 18:00, shkruan albinfo.ch.
“Vijmë pas një ndeshje të vështirë të cilën e humbëm. E dimë që Ukraina është një skuadër e fortë. Rezultati nuk është pasqyrë e lojës me Kroacinë, pasi edhe ne patëm rastet tona. Sidoqoftë do të mundohemi të përmirësohemi, do të shohim aty ka nevojë të bëjmë ndërrimet e duhura”, deklaroi Bunjaki në konferencën për media.
Ai ka shtuar se pret një rezultat pozitiv. “Pas një rezultati të mirë me Finlandën pas një muaji u takuam me një ekip të fortë, ndoshta në 20 më të mirët siç është Kroacia dhe është e dukshme që kemi nevojë për përmirësime. Unë pres që në Kampionatin Evropian 2020 të jemi befasia e kampionatit. Kemi nevojë për përvojë dhe ky grup do të arrijë këtë”, theksoi përzgjedhësi i Kosovës.
Në konferencë ishte edhe sulmuesi Albert Bunjaku. Ai ka shtuar se nuk duhet të bëjnë gabimet, si ndaj Kroacisë. “Bashkë me përzgjedhësin kemi analizuar gabimet në mënyrë që t’i përmirësojmë”, shprehet sulmuesi i rrezikshëm.
“Do të mundohemi të ruajmë rezultatin baras dhe të sulmojmë me kundërsulme që eventualisht të shënojmë për një rezultat të favorshëm”, ka theksuar Bunjaku.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













