Kultura
Kosova prezantohet në Estoni nga revista ‘Symbol’
“Symbol”, prezantohet për herë të parë në konferencën e 28-të evropiane të Revistave Kulturore që po zhvillon punimet në qytetin Tartu në Estonisë.
“Europa midis shpëtimit dixhital dhe dorëzimit para post-të-vërtetës”.
“Symbol”, prezantohet për herë të parë në konferencën e 28-të evropiane të Revistave Kulturore që po zhvillon punimet në qytetin Tartu në Estonisë. Kosova prezantohet për herë të parë në një organizim të këtillë evropian, ndërsa“Symbol”, është e revista e vetme shqiptare e cila është pjesë e kësaj konference.
Temë e edicionit të 28-të të konferencës është “Europa midis shpëtimit dixhital dhe dorëzimit para post-të-vërtetës”, ku për tri ditë me radhë do të diskutohet për revolucionin që ka sjell në kulturë, por edhe në fusha të tjera digjitalizimi i lajmeve dhe ndikimin që ka lajmi i rremë në shoqërinë evropiane.
Gjatë punimeve të konferencës në mesin e mbi 100 pjesëmarrësve nga vendet e ndryshme të botës përveç diskutimeve të ndryshme që do bëhen do të prezantohen edhe tri revista kulturore në mesin e të cilave edhe revista “Symbol”.
Konferenca është organizuar nga rrjeti evropian i Revistave Kulturore Eurozine në bashkëpunim me revistën partnere Eurozine Vikerkaar, Institutin e Studimeve Sociale pjesë e Universitetit të Tartusë si dhe organizata kulturore estoneze SA Kultuurileht.
“Eurozine”, është rrjet i revistave kulturore, që lidh mbi 80 revista partnere dhe shumë e shumë revista dhe institucione partnere që bashkëpunojnë mes tyre pothuajse në të gjitha vendet evropiane.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane











