Kosova
Kosova propozon filmin “Zana” për Oscar
“Zana”, film debutues i Antoneta Kastratit, pati premierën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanada
Filmi “Zana” është përzgjedhur nga komiteti selektues i Qendrës Kinematografike të Kosovës që të jetë propozimi i Kosovës për kategorinë “Best International Feature” për çmimin Oscar.
“Zana”, film debutues i Antoneta Kastratit, pati premierën e tij botërore në festivalin e madh të Torontos në Kanada.
Filmi “Zana” është një dramë tronditëse dhe emocionuese që përcjelle një grua të re kosovare që përpiqet të bëhet nënë, përderisa ballafaqohet me tmerret nga e kaluara e saj e errët e kohës së luftës.
Në Kosovë filmi “Zana” do të fillojë të shfaqet nga data 20 shtator në Cineplexx. Sipas njoftimit nga QKK-ja, mbështetësit kryesorë financiarë të filmit janë Qendra Kinematografike e Kosovës, Qendra Kombëtare e Kinematografisë (Shqipëri), Panavision New Fimmaker Grant, SFFILM Rainin Grant, Light Iron dhe Komuna e Pejës. Producent i filmit ZANA është Casey Cooper Johnson dhe bashkëproducentë Sevdije Kastrati me Crossing Bridges Films (Kosovë), Dritan Huqi me On Film Production (Shqipëri), dhe Miguel Govea dhe Brett Walker nga Alief. Në rolet kryesore luajnë Adriana Matoshi, Astrit Kabashi, Fatmire Sahiti, Mensur Safqiu, Vedat Bajrami, Irena Cahani, Shengyl Ismajli, Çun Lajçi, Ilire Vinca, shkruan Kohanet, përcjell Albinfo.ch.
Komiteti Selektues i aprovuar nga Akademia e Çmimeve OSCARS ishte i përbërë nga:
Fatos Berisha – Producent (Kryesues)
Doruntina Basha – Skenariste
Shkumbin Istrefi – Aktor/Producent
More Raça – Regjisore
Visar Krusha – Skenariste/Producente
Ilir Gjocaj – Skenarist
Jeton Neziraj – Skenarist.
E-Diaspora
-
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch Një kapitull të veçantë në këtë mes përbën lajmi i mirë për zgjedhjen e Arbër Bullakajt... -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Çifti shqiptar siguron investim prej 100 mijë euro në Gjermani me produktin inovativ NYLAM -
Zvicër
Valentina Aliu zgjidhet në ekzekutivin e komunës së Noville -
Gjermani
Aksident fatal në Gjermani, humb jetën 29-vjeçari shqiptar
Jeta në Zvicër
-
Kandidatët shqiptarë të zgjedhjeve zvicerane, në qendër të numrit të ri të albinfo.ch Një kapitull të veçantë në këtë mes përbën lajmi i mirë për zgjedhjen e Arbër Bullakajt... -
Cyrih-Gjilan
Komuna e Gjilanit pranon një automjet zjarrfikës nga Kantoni i Cyrihut -
Hetuesit italianë marrin qasje në dosjen e tragjedisë në Crans-Montana -
Rritet numri i studentëve të huaj në universitetet zvicerane -
Qiratë në Zvicër rriten për të rinjtë, zhvendosja drejt banesave të reja gjithnjë më e kushtueshme












