Kosova
Kosova, në mesin e pesë vendeve ballkanike që duhet të vizitohen
Mediumi shkruan se Kosova mbetet një destinacion turistik kryesisht i pazbuluar për britanikët
Një ndër destinacionet më të mira për t’u vizituar në Ballkan është renditur Kosova nga mediumi prestigjioz “The Guardian”, përcjell Albinfo.ch.
Mediumi shkruan se Kosova mbetet një destinacion turistik kryesisht i pazbuluar për britanikët, të cilët ndoshta ende e lidhin atë me luftën e fundit. Por, sot, sipas këtij mediumi, Kosova është një vend i sigurt për të udhëtuar.
“Kosova pa dalje në det përfshin dy fusha kryesore të rrethuara me male me 50 maja mbi 2000 metra. Kjo do të thotë ecje e madhe, hipur në kalë dhe ski. Pa det, noti në pishina natyrore është i popullarizuar: Ujëvarat e Mirushës kanë kanione, shpella dhe 13 liqene”, është thënë në shkrimin e “The Guardian”.
Jeta e natës në Prishtinë dhe Prizren përshkruhet si e gjallë, që këtë gjallëri e lidh me numrin e madh të të rinjve.
“Kjo është pjesërisht falë këtij shteti ballkanik që ka popullsinë më të re në Evropë – më shumë se 65 për qind e njerëzve janë nën 30 vjeç”, shkruan “The Guardian”.
Aty është thënë se të dyja qytetet kanë gjithashtu shumë xhami, muze dhe monumente, duke përfshirë muzeun etnografik “Emin Gjiku” të Prishtinës dhe monumentin “Newborn”, të zbuluar për pavarësi dhe pikturuar në një stil të ndryshëm çdo vit.
“Diku tjetër, pamjet kryesore përfshijnë katër manastire dhe kisha të listuara në UNESCO – Deçani, Peja, Graçanica dhe Ljevishi, ‘Bear Sanctuary’, shtëpia e arinjve të murrmë evropianë të shpëtuar nga robëria nga bamirësia ‘Four Paws’ dhe shpella e Gadimes, plot me stalagmite dhe stalaktite të kristalizuara”, ka shkruan “The Guardian”.
Përpos Kosovës, në këtë mes bëjnë pjesë edhe Sllovenia, Bosnjë e Hercegovina, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e fondeve vonon lançimin e kartës elektronike të identitetit të Zvicrës Zhvillimi i e-ID, i miratuar në një referendum në shtator 2025, ishte planifikuar për vjeshtën e... -
Treni i ri i natës nga Berna drejt qyteteve evropiane nis më 2026 -
Zvicra me çmimet më të larta në Evropë -
Sa kushton marrja e shtetësisë zvicerane -
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave











