Kosova
Kosova sot, në ditë zie
Sot, ditë zie, në nderim të policit Sami Thaçi
Është bërë e ditur se Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, pas rënies në krye të detyrës të pjesëtarit të Policisë së Kosovës, Sami Thaçi, ka shpallur ditën e enjte ditë zie, në shenjë nderimi shtetëror.
Në pajtim me legjislacionin në fuqi, në ditën e zisë, të shpallur për ta nderuar jetën dhe veprën e policit Sami Thaçi, flamuri shtetëror ngrihet në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit.
Gjatë ditës së djeshme presidenti Thaçi ka ndarë edhe urdhrin “Hero i Kosovës” për policin Sami Thaçi.
“Heroizmi i Samiut, Enverit, Izetit dhe i dhjetëra policëve të rënë në krye të detyrës është krenari e Republikës së Kosovës. Sakrifica e tyre në mbrojtje të rendit dhe ligjit na obligon që të punojmë edhe më shumë për një Kosovë të qetë e stabile dhe një vend më të mirë për gjithë qytetarët tanë”, ka thënë kreu i shtetit.
E-Diaspora
-
Nis votimi me postë për diasporën, KQZ publikon udhëzimet për qytetarët jashtë vendit Rreth 105 mijë pako me fletëvotime do të shpërndahen deri më 6 qershor 2026... -
Australia nga afër, mes pafundësisë, heshtjes dhe rendit -
13-vjeçarja shqiptaro-kanadeze mahnit Veronën me performancë solo -
Visar Morina firmos me Cinetic pas triumfit në Sundance me “Shame and Money” -
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation
Jeta në Zvicër
-
Dyshohet për evazion fiskal – arrestohet shefi i kompanisë ajrore GP Aviation Themeluesi i kompanisë ajrore GP Aviation, e njohur për fluturimet ndërmjet Kosovës dhe vendeve evropiane, është... -
Euro bie sërish në nivel rekord kundrejt frangut zviceran -
Hotelet zvicerane nën presion nga çmimet më të ulëta në platformat online -
Swiss Lotto: Analiza 20-vjeçare tregon numrat më shpesh të tërhequr -
Rregulla të reja për patentën në Zvicër nga viti 2027














