Lajme

Kosova vazhdon me trendin e lartë të të infektuarve

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë shënuar 707 raste të reja të infektimeve me Covid-19, derisa 10 persona kanë humbur jetën, njoftojnë autoritetet shëndetësore të Kosovës, raporton Albinfo.ch.

Numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 550 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 21.043 raste, kurse numri i rasteve aktive është 12.338″, njofton IKSHP.