Kosova
Kosova vazhdon të jetë imune ndaj koronavirusit
Arben Vitia: S’ka asnjë rast të konfirmuar me koronavirus, masat kanë për qëllim mbrojtjen e shëndetit publik
Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, ka njoftuar se deri më tani Kosova ende nuk është prekur nga koronavirusi.
“Lajmi i mirë është që deri më tani nuk kemi asnjë rast të konfirmuar me Covid-19”.
Ai tha se ndërmerrja e masave që nga dita e djeshme kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së koronavirusit dhe mbrojtjen e shëndetit publik.
Ai gjithashtu njoftoi se tashmë iu kane dërguar Qarkoren Informative të gjitha institucioneve shëndetësore, publike dhe private, që ka për qëllim mbrojtjen e stafit dhe sigurimin e pacientëve.
Vitia tha se ndër masat e parapara me këtë qarkore janë ndalimi i shoqëruesve të panevojshëm për pacientë; të gjitha institucionet shëndetësore të kenë dhoma të veçanta të përgatitura për raste të dyshimta; të realizohen kontrolle dhe inspektime maksimale; të shtohet kontrolli i brendshëm profesional; të rritet në maksimum përkujdesja e stafit shëndetësor për higjienë personale dhe publike; të aplikohen masat mbrojtëse; të vendosen materialet informuese për koronavirusin si dhe të raportohet nga të gjitha institucionet shëndetësore çdo rast i dyshimtë për koronavirus.
Ndër të tjera Vitia këshilloi të gjithë qytetarët që të jenë të kujdesshëm me higjienën e tyre – pastrimi i duarve – të aplikohet distancë nëpër vendet publike, personat e moshuar dhe me sëmundje kronike t’i reduktojnë lëvizjet jashtë si dhe rekomandohet lirimi nga puna i njërit prind, apo edhe i atyre personave që mund t’i realizojnë detyrat nga shtëpia, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Shëndetësisë bëri apel tek të gjithë qytetarët që këto masa të kuptohen vetëm si kujdes i shtuar për shëndetin publik dhe theksoi se Kosova bën pjesë në mesin e vendeve me rrezikshmëri të ulët për koronavirus.
E-Diaspora
-
Evropa rrit kërkesën për profesionistë shqiptarë, Gjermania mbetet destinacioni kryesor Talentet po i merr Europa, qindra të rinj të kualifikuar largohen drejt BE-së... -
Bern
Nxënësit e Shkollës Shqipe në Ostermundigen nisin përgatitjet për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
Studentja shqiptare në Harvard, Julia Karabolli, kryen praktikë në Kuvendin e Shqipërisë -
Lea Ypi do të mbajë leksionin inaugural në Kolegjin e Francës -
Çfarë i duhet Cyrihut për të qenë një qytet gjithëpërfshirës?
Jeta në Zvicër
-
18 vjeçari ngjitet mbi tren, vdes nga goditja elektrike 18-vjeçari iu ishte afruar shumë komponentëve elektrikë të trenit dhe për pasojë pësoi një goditje elektrike... -
Çfarë dihet për popullsinë e banorëve të huaj të Cyrihut në vitin 2026 -
Rënia e udhëtimeve të zviceranëve drejt SHBA-së pritet të vazhdojë -
Tesla del nga dhjetë makinat më të shitura elektrike në Zvicër -
Rritje e re e shkallës së papunësisë në janar, ka arritur në 3.2%















