Kosova
Kosova vlerësohet me notën 2.35 në kujdesin ndaj fëmijëve
Kjo vlerësohet të jetë notim i ulët
Së fundmi, koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë ka publikuar një raport për vlerësimet ndaj kujdesit të fëmijëve, përcjell albinfo.ch.
Përmes këtij raporti është synuar të bëhet një monitorim i pavarur në fushën e të drejtave dhe lirive të fëmijëve në bazë të dëshmive e fakteve të shumta.
Fushat në të cilat është analizuar progresi për politikat, legjislacionin për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve dhe zbatimin e tyre janë: Mirëqenia sociale, Mbrojtja e fëmijës, Shëndeti i fëmijës, Zhvillimi në fëmijërinë e hershme, Arsimi dhe drejtësia për të mitur.
Bëhet e ditur se vlerësimi i fushave në këtë raport bazohet në sistemin e notimit, sikurse notimi i nxënësve në shkollat e Kosovës, nga nota një deri në notën pesë.
Notimi i fushave të mbuluara dhe disa nga argumentet konkrete që mbështesin notat janë si në vijim:
Mirëqenia sociale: 2.6
– Transferet sociale kanë ndikim shumë të kufizuar në uljen e varfërisë së fëmijëve dhe familjeve;
– Financim i paqëndrueshëm që rrezikon mbylljen apo uljen e cilësisë së shumë shërbimeve sociale për fëmijët dhe familjet;
– Mungesë e hartëzimit të shërbimeve dhe nevojave të popullatës për shërbime.
Mbrojtja e fëmijëve: 2.5
– Mungesë e shërbimeve parandaluese dhe shërbimeve për reintegrim afatgjatë për fëmijët;
– Sistem i fragmentuar i mbrojtjes së fëmijëve, shërbimet në mes të sektorit të arsimit, mirëqenies dhe shëndetësisë nuk janë të integruara;
– Identifikim, raportim dhe vetë raportim i ulët i fëmijëve në situata të dhunës.
Shëndeti i fëmijëve: 2.25
– Mungesë e të dhënave statistikore lidhur me numrin e fëmijëve me aftësi të kufizuara, numrin e fëmijëve që konsumojnë duhan, alkool dhe numrin e fëmijëve përdorues të drogave;
– Mungesë e barnave në kujdesin parësor, sekondar dhe terciar shëndetësor;
– Mungesë e shërbimeve parandaluese dhe shërbimeve rehabilituese të specializuara për trajtimin e fëmijëve përdorues të substancave narkotike;
– Burime njerëzore shumë të kufizuara për shëndetin mendor të fëmijëve.
Zhvillimi në fëmijërinë e hershme: 2.25
– Përfshirje e ulët e fëmijëve në edukimin parashkollor, kapacitet i vogël absorbues i rrjetit të institucioneve parashkollore;
– Mungesë e shërbimeve për ndërhyrje të hershme në ambient familjar, mungesë e programeve alternative për mbështetjen e prindërve;
Arsimi: 2.5
– Cilësi e ulët e arsimit në Kosovë;
– Përfshirja e fëmijëve me aftësi të kufizuara në shkolla nuk është kuptimplotë dhe e bazuar në nevojat individuale të fëmijëve;
– Mungesë e stafit profesional dhe mbështetës, sikurse psikologë, pedagogë dhe asistentë për fëmijë me aftësi të kufizuara në shkolla.
Drejtësia për të mitur: 2.0
– Mungesë e shërbimeve për parandalimin dhe mbrojtjen e të miturve në konflikt me ligjin pa përgjegjësi penale;
– Rënie e theksuar e zbatimit të masave të diversitetit në sistemin e drejtësisë për të mitur;
– Mungesë e profesionistëve për rehabilitimin dhe reintegrimin e të miturve në sistemin edukativ dhe korrektues.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













