Tematike
Kosovarët hyjnë me të madhe ilegalisht në Zvicër
Janë arrestuar 369 shtetas kosovarë me dyshimin për qëndrim ilegal në Zvicër. Ndërsa 27 kosovarë janë arrestuar si kontrabandistë me qenie njerëzore
Një burrë paraqitet te sporteli i shërbimit civil të Bernës dhe kërkon një dokument zyrtar, duke prezantuar lejen e qëndrimit në Zvicër. Ai thotë se është shtetas polak dhe banon ne periferi të Bernës. Pasi që nëpunësi e shikon me aparat special, del se dokumenti ishte i falsifikuar. “Polaku” në fjalë që doli se ishte kosovar, po mbahet në burg për hetime. Ai ka udhëtuar me dokumente false polake dhe si “shtetas i BE-së” ka punuar në të zezë në një restorant në Bernë. Policia është duke zhvilluar hetime ndaj njerëzve që ia kanë siguruar “lejen e qëndrimit” të Zvicrës dhe e kanë kontrabanduar në Zvicër.
Por, ndërkaq burime tjera nga autoritetet zvicerane konfirmojnë trendin në rritje të rasteve të ngjashme, shkuan nzz.ch.
“Numri i shtetasve kosovarë ë cilët po ndalohen për shkelje të ligjit për të huaj është rritur në mënyrë të dukshme gjatë muajve të fundit”, ka thënë Alexander Ott, shef i Policisë për të Huaj dhe i shërbimit civil të Bernës. “Aktualisht, kosovarët janë në krye të listës së të huajve të ndaluar (arrestuar). Shumë prej tyre vijnë me dokumente false dhe punojnë këtu në të zezë.
“Të huajt nga vendet e treta dhe me kualifikime të ulëta, nuk kanë pothuaj asnjë shans të vijnë në Zvicër përmes rrugëve legale. Por ata janë shumë të kërkuar në ndërtim, gastronomi ose bujqësi si fuqi tepër e lirë punëtore” thotë Ott, transmeton albinfo.ch. Policia për të Huaj e Bernës konsideron se mbrapa udhëtimeve ilegale në shumë raste qëndrojnë klanet e bashkëvendësve të personave në fjalë dhe operojnë nga jashtë.
Edhe Rojat Kufitare (GWK) kanë përvoja me rritjen e numrit të kosovarëve që hyjnë ilegalisht në Zvicër. GWK ka arrestuar nga fillimi i vitit 369 shtetas kosovarë me dyshimin për qëndrim ilegal në Zvicër. 292 arrestime janë bërë në kufij, 77 në aeroporte. Me këto shifra, kosovarët hyjnë në mesin e shtetasve që kanë shkelur më së shpeshti ligjin për të huajt.
Kosova është i vetmi vend evropian në “Top Dhjetëshin” e shteteve me më së shumti migrantë ilegalë të kapur në Zvicër, thonë burimet shtetërore.
Nga ana tjetër GWK nga fillimi i vitit ka arrestuar 27 shtetas kosovarë me dyshimin për aktivitete kontrabande me njerëz. Dhe ky numër është pothuajse një e treta e të gjithë kontrabandistëve të arrestuar marrë së bashku.
E-Diaspora
-
GESS Who! organizon udhëtimin e parë ndërkombëtar, 23 studentë të ETH Zürich eksplorojnë Kosovën Studentët e Gess Who! – Unionit për Shkenca Humane, Sociale, dhe Politike në ETH Zürich, u... -
Ushtari arbëresh surprizon me shqipen e tij: “Kam lindur në Itali, por jam arbëresh” -
Pianistja shqiptare Fatjona Maliqi interpretoi veprën monumentale të Bach-ut në Gjermani -
Gjermani
Shqiptarja Lindita Nebiu Hyseni ligjëruese në Universitetin SRH në Mynih -
Suedi
Getoar Luta diplomon në Universitetin prestigjioz të Uppsallës në Suedi
Jeta në Zvicër
-
Ku lejohet larja në shatërvanë në Zvicër? Zhytja në shatërvanët publikë është bërë një ritual shumë i dashur në disa pjesë të Zvicrës.... -
TVSH-ja do të rritet për të financuar pagesën e 13-të të pensionit zviceran -
Qeveria zvicerane dëshiron të forcojë furnizimin me ilaçe -
SVP nuk heq dorë nga kufizimi i emigracionit pas humbjes në referendum -
Vizita falas për të moshuarit në Cyrih për t’i mbrojtur nga temperaturat ekstreme












