Kosova
Ikje në heshtje, për 3 muaj, 265 kosovarë kërkuan azil në Evropë
Statistikat e publikuara në mediat ndërkombëtare, të cilat radhitën Kosovën në vendin e parë për migrim, kanë ngjallur debate të shumta në vend.
Komisioni për Politikë të Jashtme në Parlamentin Evropian ka publikuan një raport me 14 shtete për ritmet e migrimit, në mesin e së cilës është edhe Kosova.
Në fakt, Kosova prin në këtë listë me 15.4 për qind të popullsisë së larguar nga vendi për 10 vjet.
Ndërkohë, në statistikat që lajmi.net ka siguruar nga Ministria e Punëve të Brendshme, thuhet se vetëm në tremujorin e parë të vitit 2019 rreth 265 kosovarë kanë kërkuar për herë të parë azil në vendet e Evropës dhe zonës Schengen, përcjell albinfo.ch.
‘Numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil për herë të parë në shtetet e Evropës dhe zonës Schengen është 265 persona’, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Ndërsa gjatë vitit 2018 ky numër ka shkuar në 3 mijë e 515 persona që kanë kërkuar azil.
‘Numri i kosovarëve që kanë kërkuar azil për herë të parë në shtetet e Evropës dhe zonës Schengen gjatë viti 2018 është 3515’, thuhet në përgjigjen e MPB-së.
Këto të dhëna, siç ka bërë të ditur MPB-ja, janë të bazuar nga Eurostati.
Por statistikat e publikuar në mediat ndërkombëtare, kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj, i quajti joreale.
Këtë ai e bëri pas një takimi me ambasadorin gjerman, Christian Heldt.
“Kisha kënaqësi të ndaj me ambasadorin Heldt statistikat e fundit reale të migrimit, ku Kosova tregon qartë se nuk përbënë rrezik të migrimit, duke shënuar trendin më të vogël ndër vite me vetëm 723 raste të kërkesave për migrim në vitin 2018”, shkroi Haradinaj në Facebook.
Mosha e kosovarëve që kërkojnë azil në vendet Evropë dhe zonën Schengen sillet nga 24 deri në 44 vjeç, shkruan Lajminet, përcjell albinfo.ch.
Kosovarët kërkojnë azil më së shumti në Francë, ku janë rreth 58% të kërkesave, ndërsa pas saj radhitet Gjermania me 16%, pason Italia me 9%, Suedia 4% dhe vendet e tjera 9%.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së Nën dirigjimin e Facundo Agudin, Orkestra Simfonike e RTSH-së solli një mbrëmje të veçantë artistike, me... -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj -
Inaugurohet Spitali Veterinar “Mitro Vet”, bashkëpunimi kosovar-zviceran
Jeta në Zvicër
-
Gjoba deri në 250 franga për hedhjen e mbeturinave në vende të palejuara në gjithë Zvicrën Nga 1 gushti hyn në fuqi rregullorja e re që synon luftimin e ndotjes dhe përmirësimin... -
Publikohet renditja e komunave më të mira dhe më të dobëta për të jetuar në Zvicër -
Zvicra frankofone: Apartamentet bëhen të pabanueshme gjatë vapës, qiramarrësit mund të kërkojnë ulje -
Gjinekologu dënohet për vepra seksuale ndaj pacienteve në Zvicër -
Zvicër: Qeveria synon të frenojë rritjen e kostove të shëndetësisë













