E-Diaspora
Kosovari 38-vjeçar kërcen nga kati i tretë dhe lëndohet rëndë
Në Lenzburg të Kantonit Aargau një person është hedhur nga kati i 3-të i një ndërtese banimi të hënën në mbrëmje. Tani ai, me lëndime të rënda, është shtruar në spital
Një zënkë familjare duket të jetë zhvilluar në Lenzburg në mbrëmjen e të hënës. Një burrë 38-vjeçar ka kërcyer nga ballkoni në katin e 3-të i një ndërtese banimi në Lenzburg AG, shkruan blick.ch.
Më vonë, kanë dalë në dritë edhe detaje tjera: gruaja e 38-vjeçarit kishte telefonuar urgjencën në orën 16 pasdite dhe e ka njoftuar se burri e kishte goditur atë dhe njërin nga fëmijët, përcjell albinfo.ch. Policia kishte shkuar menjëherë në ndërtesën në fjalë.
Kur policia u takua në apartament me të dyshuarin për dhunë, si fillimisht kishte pasur sjellje të qetë. Por, papritur, ai kishte kapur një thikë, të cilën e kishte mbajtur në qafë.
Edhe pse policët janë përpjekur ta qetësonin dhe të merrnin nën kontroll situatën për një kohë të gjatë, ai kishte shkuar në ballkon dhe duke e mbajtur ende thikën në dorë, ishte ulur në murin e ballkonit..
Ndërkohë që policët po bisedonin me të për minuta të tërë, ai papritmas ra poshtë, transmeton albinfo.ch. Për pasojë, kosovari ka pësuar lëndime të rënda, duke rënë nga lartësia prej gati tetë metrash.
Një autoambulancë e ka transportuar atë në Spitalin Kantonal Aarau, ku është dashur të operohej. Aktualisht asnjë informacion i mëtejshëm nuk është në dispozicion mbi gjendjen e tij shëndetësore.
Gruaja dhe fëmijët kanë shpëtuar të padëmtuar. Prapavija dhe motivet e personit në fjalë janë ende të paqarta. Zyra e prokurorit publik në Lenzburg-Aarau ka hapur një hetim penal.
E-Diaspora
-
Kurti në Cyrih: Mërgata nuk është rezervë emocionale, por forcë zhvillimi dhe shtyllë e shtetit Kurti sonte në Cyrih: “Nga ndjenja kombëtare te vetëdija shtetërore – diaspora si partner i Kosovës”... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Elina Duni, Ambasadorja e Xhazit Modern: Fituesja e Swiss Jazz Award 2025 -
Dega e LDK-së në Austri kandidon Besart Berishën për deputet të Parlamentit të Kosovës -
Suzanna Shkreli kandidon për Sekretare Shteti në Michigan
Jeta në Zvicër
-
Ministri Pfister: “30 avionë nuk janë të mjaftueshëm në planin afatgjatë” "Do të ishin të mjaftueshëm vetëm për vendosje afatshkurtra, por jo për mbrojtje të qëndrueshme"... -
Gjykata Federale mbështet dënimin e shtetasit kosovar për tentativë vrasjeje -
Përleshje në mes të shqiptarëve në Romanshorn, shtatë të plagosur -
Rrjedhje klori në pishinë në Etoy, Vaud – 3 të shtruar në spital me helmim -
Vaud: Sindikatat, të pakënaqura me lëshimet e bëra nga qeveria













