Integrimi
Kosovari korrupton dy zyrtarë zviceranë: ata e furnizojnë me “Viza B”
Dy zyrtarët e kanë furnizuar kosovarin 25 vjeçar me leje të qëndrimit në Zvicër (Viza B) dhe prej tij kanë marrë para, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë bëhet fjalë për shuma prej disa mijëra frangash për një leje të tillë
Një nëpunës aktual dhe një ish nëpunëse e Zyrës Kantonale për Migracion të Kantonit të Tiçinos janë arrestuar me dyshimin për keqpërdorim të detyrës, shkruan sda.ch. Ata, të dy 28 vjeçarë, akuzohen se kanë qenë të përfshirë në bashkëveprim me një të huaji 25 vjeçar (kosovar), ndaj të cilit është shqiptuar një fletarrest, veç tjerash për trafikim me qenie njerëzore, njofton Policia e Kantonit të Tiçinos.
Sipas këtij njoftimi, dy zyrtarët e kanë furnizuar kosovarin 25 vjeçar me leje të qëndrimit në Zvicër (Viza B) dhe prej tij kanë marrë para, transmeton albinfo.ch. Sipas policisë bëhet fjalë për shuma prej disa mijëra frangash për një leje të tillë. Ndërsa prokuroria është ende duke hetuar për mënyrën e përfitimeve që kanë nxjerrë ata. Personi në fjalë tashmë është arrestuar në Kosovë.
Ndaj tij janë ngritur edhe akuza për vjedhje, mitosje dhe shkelje të ligjit për të huajt, përcjell albinfo.ch. Ai ka punuar më parë në Kantionin e Tiçinps ku ka qenë pronar i një firme ndërtimi.
Shefi për Siguri në Kantonin e Tiçinos, Normann Gobi ka dënuar rastin duke shprehur shqetësim për keqpërdorimin e besimit të punonjësve të Zyrës për Migracion.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Një drekë e përbashkët në shenjë respekti dhe mirënjohjeje Takimi i fundvitit i mësuesve të shkollave shqipe në Zvicër u shoqërua me një drekë të... -
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë
Jeta në Zvicër
-
Kapen pa dokumente pesë punëtorë nga Kosova dhe Maqedonia Katër shtetas të Kosovës dhe një i Maqedonisë së Veriut u gjetën duke punuar në kantier,... -
Novartis dhe Roche ulin çmimet e barnave të tyre në SHBA -
Zvicër: Kontrolle të shtuara kufitare në kufirin jugor -
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës












