Kosova
Kosovari lëshon 8 banesa në Durrës për familjet që mbetën pa strehë
Kosovari Zymer Sefaj e ka kontaktuar Gazetën Express, ku ka njoftuar se familja Sefa lëshon tetë banesa në Durrës për familjet që mbetën të pastreha si rezultat i tërmetit, përcjell albinfo.ch.
Ai gjithashtu ka njoftuar se banesat kanë nga 75 metra katrorë dhe janë të gjitha të mobiluara dhe të gatshme për banim.
Një tërmet i fuqishëm prej me magnitudë 6.4, ka goditur Durrësin rreth orës 4 të mëngjesit. Tërmeti shkaktoi dëme të mëdha materiale dhe deri më tash 21 viktima kanë humbur jetën derisa qindra të tjerë janë të lënduar.
Në mesin e të vdekurve janë edhe dy të rinj (vëllezër) nga Gjilani i Kosovës.
Gjithashtu gjatë ditës Shqipëria është goditur përsëri nga një tjetër tërmet me magnitudë prej 4.0.
Gjatë 16 orëve të fundit Shqipëria është goditur nga 26 tërmete.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune













