Lifestyle
Kosovari që po “çmend” me talentin e tij aktorët e Hollivudit
Stilisti nga Kosova, Nazim Salihu, që jeton në Hollivud, thotë se ka tri dekada që merret çdo ditë me flokun dhe trendët e fundit të modës, të cilat përpiqet t’i përcjellë në të njëjtën mënyrë dhe të eksperimentojë për t’i bërë edhe më të veçanta ato. Ai thotë se punon në atë mënyrë që të jetë unik dhe të duken sa më interesante punimet e tij. Kjo duket se i ka sjellë edhe suksesin atij.
Stilisti tregon se ka rregulluar disa nga aktorët e njohur të Hollivudit, si Luck Welson, Jenifer Aniston, këngëtarin Keny Roger, sportistë e shumë aktorë të tjerë.
Nazimi pohon se me stilimin e flokëve tani më merren edhe vajzat e tij, që janë bërë pjesë e pandarë e skuadrës. Ishte periudhë e vështirë për Kosovën, kur iu hapën dyert e ëndrrës së madhe, përcjell albinfo.ch.
Ai është shembulli i një njeriu që ka realizuar gjithçka me shumë mund. Pasionin dhe profesionin e tij e vlerësojnë në SHBA e kudo ku duart e tij kanë prekur të bukurën. Nazim Salihu jeton në Amerikë që nga viti 1999, ndërsa tregon se dëshira për t’u bërë stilist e kishte ngacmuar që në adoleshencë e fill prej atyre viteve, mori drejtim e duhur duke u realizuar profesionalisht e duke lobuar për të veçantë përtej oqeanit. Salihu ka përfunduar shkollën “Brio Academy” në Hartford të Connecticut dhe është i certifikuar si stilist.
Është fitues i shumë çmimeve. “Më duhet të flas shumë për Kosovën time të bukur. Atje u rrita dhe më besoni se ndiej mungesë të madhe për vendin tim. Çdoherë që bëj vizita nëpër Kosovë, e ndiej atë freskinë dhe kënaqësinë e vendit, traditat e popullit tim të dashur, që me të vërtetë më kthen pas në kohë për në viset e vendlindjes. Kam mall për gjakun e të parëve, për vendin ku linda”, ka thënë ai për “Gazeta shqiptare”.
Të ngjashme
Të tjera nga Lifestyle
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu po teston airbag-ët për tramvaj Projekti i filluar në dhjetor 2021 pritet të përfundojë në verën e vitit 2024...
-
Rritet vjedhja e biçikletave elektrike në Zvicër
-
Gjeneva, më e pasur
-
Gjenevë: Vjedhjet e biçikletave – zgjidhen rrallë
-
Zvicër: Projekti kombëtar i testimit të tokës zhvillohet të shtunën dhe të dielën