Muzikë
Kosovari që jeton në Islandë me hit kundër racizmit
The Awakening Hymn (Himni i Zgjimit), është kënga e artistit kosovar nga Islanda, The Great Jazzby (Jasmin Rexhepi), përcjell albinfo.ch.
Vlen të cekët se kënga ka një tekst epik, të bazuar në fjalët dhe tragjedinë e George Floyd dhe është lansuar ne ora 18:46 me kohe të Minneapolis, pikërisht në kohen kur Floyd kishte vdekur.
The Awakening Hymn është projekt i The Great Jazzby, ne bashkëpunim me veteranin e Hollywood Nick Jameson dhe artistin e talentuar francez Thincœur. Kënga është në gjuhen angleze dhe është shkruar nga Kosovaro-Islandez, i cili njihet për stilin e tij të veçante te të shkruarit.
The Great Jazzby ka punuar si gazetar dhe filmbërës, ndërsa prej disa vitesh ai ka pas në bashkëpronesi klube dhe bare të ndryshme dhe ka punuar si promoter i muzikës. Ai njihet për organizimin e partyve të mëdha dhe njeriu i cili ka sjelle disa nga Dj-të më të njohur të muzikës elektronike në Islande.
The Great Jazzby ka bashkëpunuar edhe me festivale muzikore dhe klube të ndryshme nëpër Evrope, ndërsa ky është projekti i parë zyrtar në muzike. Ai ka përfunduar tërë albumin dhe mbi pesë artistë nga e tërë bota pritet të këndojnë në projektin e tij. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Mbështetës të Albin Kurtit nga Zvicra mbërrijnë në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ardhja e tyre u shoqërua me brohoritje dhe pankarta... -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë -
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025













