E-Diaspora
Kosovari shtie mbi policët zviceranë, “ka menduar” se janë serbë!
Dënimi prej 11 vitesh burg i shpallur më parë nga Gjykata e Lartë e Kantonit, miratohet edhe nga Gjykata Federale
Kosovari i cili pas një konflikti para një klubi lojërash në Zollikofen (Bernë) dhe pastaj edhe në banesën e tij ka qëlluar me armë ndaj policëve, mbetet të vuajë 11 vjet burg. Këtë vendim të marrë më parë nga Gjykata e Lartë e Kantonit, si shkallë e dytë, e ka vërtetuar edhe Gjykata Federale e Zvicrës, pas ankesës së bërë nga avokati i kosovarit.
Ai kishte kërkuar uljen e dënimit nga 11 në 3 vjet burg. Në vendimin e Gjykatës Federale nuk ka ndryshuar asgjë as pohimi i kosovarit se kishte qëlluar ndaj policëve me mendimin e krisur se përpara vetes kishte serbët me të cilë ishte në konflikt. Po ashtu nuk kishte çuar peshë as fakti se gjatë këmbimit të të shtënave ai kishte pësuar një plagë.
Ngjarja kishte ndodhur kështu: pas zënkës para klubit, kosovari kishte shkuar në shtëpi. Kur një njësit i policisë speciale kishte dashur të hynte në shtëpinë e tij, ai kishte qëlluar me armë drejt policëve. Vetëm fati i kishte shpëtuar policët nga të shtënat.
Ndërkaq, se për çka kishte qenë fjala në zënkën para klubit, ende mbetet mister, shkruan bernerzeitung.ch. Gjykata e Lartë me atë rast ishte mbështetur në deklaratën e kosovarit ndërsa Gjykata Regjionale në atë të serbit. Kjo e fundit kishte dënar kosovarin me 14 vjet burg, masë kjo që pastaj Gjykata e Lartë e kishte zbritur në 11 vjet.
Të tjera nga E-Diaspora
E-Diaspora
-
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja 26-vjeçari shqiptar rrezikon jetën për të shpëtuar dy persona nga mbytja në... -
Danimarkë
26-vjeçari shqiptar diplomon për Mjekësi në Universitetin e Kopenhagës -
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra renditet vendi i tretë më paqësor në botë për vitin 2026 Indeksi Global i Paqes e ngjit Zvicrën dy vende më lart, falë stabilitetit institucional, nivelit të... -
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga












