Lajme
Kosovarin e dëbuan nga diskoteka në Austri, ai ankohet për diskriminim racor
Një kosovar u detyrua të largohej nga një diskotekë në Austri, pasi sipas tij, menaxherët përmes kamerave e kishin identifikuar si të huaj. Mediat austriake Kurier dhe Krone i kanë bërë jehonë këtij incidenti
Të martën e kaluar, rreth orës 22:00, Gazmend Bardhoku së bashku me disa shokë austriakë vendosen të shkojnë për t’u argëtuar në një diskotekë në Amstetten. Kosovari, i cili prej shumë vitesh jeton në Zeillern të Austrisë, ka treguar që, pasi ka hequr xhaketën, ka shkuar në tualet. “Kur u ktheva nga tualeti, një nga shokët e mi më tha se një sigurim i diskotekës po kërkon të largohesha nga aty, sepse përmes shikimit të kamerës më kishin vërejtur se jam i huaj”, ka thënë Gazmendi fillimisht për gazetën austriake kurier.at, e pastaj i kontaktuar nga albinfo.at konstaton të njëjtat fjalë. Gazmendi, 33- vjeçar, ka lindur në Kosovë, por është shtetas austriak. “Shkova të sigurimi dhe i pyeta se a është e vërtetë kjo që po thotë ky shoku? Sigurimi ma konfirmoi këtë, dhe me tha se ky rregull është që nga tetori i vitit të kaluar. Pa kundërshtuar tutje, u largova nga aty. Sapo dola jashtë, takova dy shokë shqiptarë, të cilët u njihnin me pronarin. U tregova ngjarjen dhe bashkë me ta kërkuam ta takonim pronarin. Tek dera e hyrjes doli pronari dhe na vërtetoi se një rregull i tillë është në fuqi që nga një incident i mëparshëm që u zbatua duke përdor kamerat filmike“, thotë Gazmendi për albinfo.at.
Kërkon 3000 euro dëmshpërblim
I bindur se kjo i është bërë për shkak të diskriminimit racor, Gazmendi nuk dëshiron ta lërë më kaq, ndaj ka angazhuar avokatin Hubert Niedermayr. “Ne kërkojmë 3000 euro dëmshpërblim për shkak të diskriminimit”, ka thënë avokati për kurier.at. “Nuk ka vend për diçka të tillë në shekullin 21”, ka shtuar ai.
I kontaktuar nga gazeta austriake, pronari i diskotekës mohon çdo gjë. “Kjo është hera e parë që dëgjoj”, thotë ai. “Nuk kam as ide raciste dhe as një sistem kamerash të aftë për një zbulim të tillë. Kamerat janë të vendosura në bashkëpunim me policinë për të parandaluar dhunën dhe krimet e drogës”, është shprehur ai.
Pronari kërkon që avokati ta shqyrtojë edhe një herë ankesën e tij. “Probleme të tilla nuk kam pasur që prej vitit 1996 e deri me tani“, shton tutje ai.
Ndërkohë, Gazmendi për albinfo.at thekson se kjo diskotekë në Amstetten është e njohur për racizëm dhe kundër të huajve, sepse raste të tilla kanë ndodhur edhe më herët.
E-Diaspora
-
Sot, LUGINA’S DAY 2026: Ngjarja që bashkon komunitetin shqiptar në Zvicër Platforma mediale albinfo.ch është partner zyrtar medial i Lugina’s Day 2026... -
Florim Kadriu: “SVP po i kthen në frikë shqetësimet reale të qytetarëve” -
Përfundon votimi në përfaqësitë diplomatike, votuan 80.85% e të regjistruarve -
Mos t’i mbyllim sytë kur fëmijët kanë nevojë për ndihmë -
Gjithçka gati për “She Leads 2026″, kompanitë, agjenda dhe pjesëmarrësit presin vizitorët në panairin e biznesit dhe karrierës
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu përballë krizës së banesave: tre referendume për të ardhmen e strehimit Në kantonin e Cyrihut, mungesa e banesave nuk është më vetëm një problem i tregut të... -
Kurrë më parë nuk ka pasur kaq shumë gra në Parlamentin Zviceran -
Shikimi i sporteve drejtpërdrejt kushton gjithmonë më shumë në Zvicër -
Pse po rriten vrasjet dhe përdhunimet në Zvicër? -
Zyra zvicerane e migracionit shkurton 100 vende pune për shkak të rënies së kërkesave për azil










