Lajme
Kosovarja, miss, politikane dhe këngëtare e suksesshme në Zvicër
Emri saj është Kështjella. Ky emër e bën atë edhe më të fortë, të fuqishme dhe të palëkundur në rrugën që ka zgjedhur
Artistja shqiptare në Zvicër, Kështjella Pepshi, flet për mediat zvicerane për arritjet e saj profesionale, përfshirë suksesin në muzikë dhe angazhimin e saj në politik në këtë vend, transmeton albinfo.ch.
Kështjella Pepshi është një vajzë entuziaste, e bukur dhe modeste. Që nga shpallja e saj “Miss Kosova 2010” jeta e saj ka ndryshuar. Pas rrëmbimit të kurorës, karriera e Kështjellës vazhdon duke marrë pjesë në një film dokumentar francez. Më pas garoi në Listën e CVP-së për Parlamentin e Zvicrës. Bukuroshja Pepshi është me prejardhje nga Juniku ndërsa jeton në Heimberg të Zvicrës, kantoni i Bernës, shkruan albinfo.ch.
Kështjella Pepshi ka folur për mediat zvicerane për sukseset e saj, duke nisur nga Las Vegasi ku prezantoi Kosovën si miss, e deri në ditët e sotme që është një këngëtare e talentuar. Mediat zvicerane kanë shkruar se pavarësisht se kënga e Kështjellës është publikuar para një viti e gjysmë, tani ka filluar të korrë sukses të mjaftueshëm, duke u dëgjuar në “MTV Gjermani”, në Austri, Zvicër, Francë e shumë vende evropiane.
Gjatë një interviste për gazetën më të madhe në Zvicër, “Blick”, fillimisht Kështjella është pyetur se si ka arritur ajo deri te muzika.
“Unë talentin e kam të lindur, kështu që kam filluar të këndoj që në fëmijëri, kam marrë pjesë në shumë koncerte shkollore që organizoheshin në atë kohë dhe jam shpërblyer dy herë. Në organizimin multi-kulturor të Kanton Bernit që u mbajt në Thun, ku zura vendin e parë nga gjithë kulturat e vendeve të huaja dhe atij mikpritës. Pastaj në organizimin e Mini Bleibek Show, zura vendin e tretë” u shpreh Pepshi, transmeton shekulli.al.
Po ashtu, gazeta “Blick” ka pyetur se si e ka ndier veten kur videoklipi i saj po transmetohej në “MTV” dhe ajo është përgjigjur se ishte e lumtur për këtë.
“Natyrisht, jam ndier mjaft e lumtur, e gëzuar tejmase, më dukej e pabesuar, sepse aty shikohen videoklipe të artisteve botërore. Pra u ndjeva shumë e lumtur dhe krenare me punën time” tha Kështjella Pepshi. /Albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë











