Lajme
Kosovarja shkel me veturë personin që po e ndiqte, shpallet e pafajshme
Prokurori publik kishte ngritur akuzën kundër ndjekësit (Stalker) për detyrim të përsëritur dhe kërcënime, ndërsa kundër saj për shkaktim lëndimesh të rënda trupore
Burri me të cilin kosovarja 41 vjeçe kishte një marrëdhënie të komplikuar, i kishte montuar asaj një transmetues GPS në makinë dhe po e ndiqte atë nëpër tre kate të një garazhi parkimi. Kur ajo, e kapluar nga paniku ka shpejtuar, ai është përplasur nga makina e saj.
Me atë rast ai ka pësuar këputje të ligamentit të gjurit dhe dëmtime të kyçit të këmbës.
Incidenti ka ndodhur në verën e vitit 2018. Sipas gazetës “Basler Zeitung”, 33-vjeçari nga Mali i Zi i kishte zënë pritë gruas në një garazh parkimi në Münchenstein BL. Ai më parë kishte “bombarduar” me mesazhe telefoni gruan 41-vjeçare kosovare me të cilën kishte pasur një marrëdhënie të gjatë dhe të komplikuar.
Prokurori publik kishte ngritur akuzën kundër tij për detyrim të përsëritur dhe kërcënime, ndërsa kundër saj për shkaktim lëndimesh të rënda trupore.
Duke qenë se vepra penale që i ngarkohej asaj është “shkelje katalogu” (vepër që nënkupton dëbim nga Zvicra), ajo mund të kërcënohej me dëbim të detyrueshëm nga vendi. Por prokuroria nuk kërkoi diçka të tillë për gruan që përshkruhet si “e integruar mirë”, transmeton albinfo.ch. Kështu, sipas prokurorisë, asaj duhej t’i shqiptohej një burgim me kusht prej tetë muajsh. Për burrin u kërkuan 14 muaj burg po ashtu me kusht.
Por, gjykata mendon ndryshe!
Gjykata penale ka kumtuar vendimin të enjten e kaluar. E akuzuara u lirua plotësisht nga akuzat. Nga ana tjetër, burri është dënuar me një gjobë me kusht prej 180 njësish ditore prej 60 frangash secila, përcjell albinfo.ch. Ai duhej të përballojë gjithashtu shpenzimet procedurale prej dhjetëra mijë frangave.
Gjykata nuk mund ta sanksionojë atë më ashpër sepse ligji nuk njeh ndonjë vepër penale për ndjekje (Stalking) dhe në këtë rast pengesat për një dënim për detyrim ishin shumë të larta.
Gjykata gjithashtu ka kritikuar punën e autoriteteve të zbatimit të ligjit, sipas gazetës. Policia në Baseland kishte punuar në mënyrë të dyshimtë duke lejuar që hetimet “të dilnin nga kontrolli”.
E-Diaspora
-
Suedi
Muaji i Frankofonisë në Stokholm sjell filmin e regjisores Dea Gjinovci Dokumentari “La Beauté de l’Âne” prezantohet më 31 mars në Zita Folkets Bio, në një ngjarje... -
Ndërmjet Washingtonit, Strasburgut dhe Zvicrës: LUGINAS po ndërton një model inovativ të organizimit për diasporën -
Bernë
Filmi “La Beauté de l’Âne” shfaqet në Bernë në kuadër të javës së Frankofonisë -
Gjermani
I jepet sot lamtumira e fundit 17-vjeçarit nga Kosova që vdiq pas aksidentit në Gjermani -
Londër
Kushtet e pasigurta të punës, shkaku kryesor i vdekjes së 19-vjeçarit shqiptar në Angli
Jeta në Zvicër
-
Zvicra mund të përballet me mungesë energjie këtë dimër Zvicra rrezikon një mungesë të energjisë elektrike këtë dimër, sipas një studimi të ri të kompanisë... -
Dhuna në familje: Pse janë të rinjtë më të cenueshëm? -
Policia e St. Gallen lufton pedofilinë online – hapen 21 procedura penale -
Pse është kaq e vështirë të ndryshosh karrierë në Zvicër? -
Në Zvicër, një në pesë të moshuar heq dorë nga kujdesi mjekësor për arsye financiare












