Kosova
Kosovarja, një rrëfim suksesi: Pasioni për saldimin që thyen paragjykimet
Ndonëse ende për disa mund të jetë e çuditshme që një grua të punojë salduese, një gjë e tillë nuk përbën aspak problem për Vatrën, përcjell albinfo.ch.
“Gjithmonë e kam pasur dëshirë me mësu më shumë për materiale… më ka pëlqy fleksibiliteti që të jep saldimi me punu me metal dhe me kriju produkte”, tha ajo.
Hyseni tregoi se ka studiuar Menaxhment Mekatronik, ndërsa për specializim ka zgjedhur Inxhinerinë Mekanike dhe Shkencën e Materialeve.
“Saldimi nuk është aspak punë e zakonshme për gratë në Kosovë. Por, Vatër Hyseni, nga Ferizaj, e ka zgjedhur pikërisht këtë profesion. Ajo është inxhiniere e Mekatronikës, ndërsa saldimin e ka pasion. Me punën e saj në një fabrikë veglash, por edhe në punishtet e miqve, ajo thyen paragjykimet se saldimi është profesion vetëm për burra. Ajo saldon punime të zakonshme, por edhe artistike në Kosovë”, shprehet ajo.
E-Diaspora
-
Ylfete Fanaj zgjidhet presidente e Konkordatit të burgjeve të Zvicrës Veriperëndimore dhe Qendrore "Në situatën e tensionuar të kapacitetit të burgjeve në të gjithë Zvicrën, nevojiten zgjidhje të qëndrueshme... -
Petrit Krasniqi, drejtues i ri i investimeve në Fondin e Sigurimeve të mësuesve të Bernës -
Granit Xhaka rrëfen sakrificat e familjes -
Londër
Akademia Ballkanike e Pianos bëhet pjesë e sistemit prestigjioz Trinity College London -
Itali
Aksident fatal në Itali: Vdes punëtori shqiptar në kantier ndërtimi
Jeta në Zvicër
-
SBB zgjeron shërbimin e rezervimit të ulëseve Që nga fundi i vitit 2025, Swiss Federal Railways ka lejuar pasagjerët të rezervojnë paraprakisht ulëset... -
Debat në Zvicër për ndihmën ndaj viktimave pas tragjedive në Kerzers dhe Crans-Montana -
Cyrihu tenton sërish rritjen e pagave për politikanët lokalë, pas refuzimit nga qytetarët -
Cilat janë standardet në Zvicër për importin e barnave? -
Dhjetë specializantët nga Kosova arrijnë në Zvicër për trajnimet e organizuara nga LMShZ















