Kosova
Kosovë: 2020-a të sjellë dialog më të fuqishëm me sektorin privat
Viti 2019 po mbyllet pa arritjen e krijimit të rrethanave të qëndrueshme ekonomike, ku periudha e zgjedhjeve të jashtëzakonshme dhe tani situate aktuale politike në vend, pa formim të institucioneve, kanë ndikuar negativisht në të bërit biznes. Kështu vlerësojnë Oda Ekonomike e Kosovës dhe Oda Amerikane e Kosovës, sipas së cilave vonesa e krijimit të institucioneve mund të sjellë edhe migrim në Kosovë.
Drejtuesit e odave ekonomike në Kosovë kanë bërë thirrje për krijim sa më të shpejtë të institucioneve, që siç janë shprehur ata, në fillim të vitit të ardhshëm të jetë një qeveri funksionale, me të cilën mund të bisedojnë për ekonominë.
Drejtori i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi, në një konferencë për media tha se periudha e moskrijimit të institucioneve është një arsye shtesë që ka ndikuar negativisht në konfidencën e të bërit biznes, nisur nga kompanitë vendore, e pastaj është përçuar edhe sinjal negative në investitorët e huaj, përcjell albinfo.ch.
Sipas tij, ajo që po ashtu ka ndikuar është edhe periudha paraprake e ngarkuar me temën e dialogut e me tema të tjera që, sipas tij, kanë më shumë një ngjyrim të politikave ditore e të garës së ngushtë mes partive politike.
Këto tha Rukiqi e kanë penguar edhe reformën në politika fiskale e në politika ekonomike dhe ka rezultuar me ngecje të shumë investimeve.
E Arian Zeka, drejtor i Odës Ekonomike Amerikane, tha se gjatë vitit 2019 nuk ka pasur të arritur të madhe në tërheqjen e investimeve të huaja.
Në këtë konferencë, si pengesë u theksua edhe mungesa e sigurisë juridike, dhe paparashikueshmëria, ku sipas Rukiqit, askush nuk është i gatshëm të hyjë në një ambient të paparashikueshëm ku një qeveri ose parlament mund të sjellë vendime të pa menduara që mund të kenë pastaj pasoja në tërë ekonominë e vendit.
Ndërsa për ligjin e pagave, ai tha se është i duhur vendimi i Gjykatës Kushtetuese, ndërkohë theksoi se në vitin 2020, ky ligj do të duhej të merrte parasysh kontekstin ekonomik nëpër të cilin janë duke kaluar.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës Albinfo.ch e ka shpallur Personalitet të Vitit 2025 në fushën e politikës. Në këtë intervistë, Musa... -
Bajram Shillova përballë flakëve: guximi që shpëtoi një jetë -
Shoqata ‘Iliria München’ shënon 25-vjetorin me muzikë dhe traditë -
Hektor Krasniqi, futbollisti që la Austrinë për të ndërtuar ëndrrën e tij në Kosovë -
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën
Jeta në Zvicër
-
Miratohet buxheti i Zvicrës: 90.4 miliardë CHF për vitin 2026 Projektbuxheti për vitin 2026 tani parashikon të ardhura totale prej afërsisht 90.4 miliardë frangash zvicerane... -
Rruga e Musa Kamenicës nga refugjati te kryeparlamentari i Lozanës -
Vendimi i Gjykatës Federale: Të zhvendosesh jashtë shtetit me një fëmijë nuk është rrëmbim -
Posta do të vazhdojë t’u shërbejë edhe zonave më të izoluara -
Zvicra me strategji të re kombëtare kundër krimit të organizuar











