Lajme
Kosovë: 22 të vdekur e 627 raste të reja me koronavirus
Numri i të vdekurve brenda një 24-orëshi në Kosovë, si pasojë e COVID-19, për herë të parë ka kaluar mbi 20.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur të enjten se në 24 orët e fundit janë shënuar 22 të vdekur si pasojë e COVID-19, ndërkohë janë shënuar edhe 627 raste të reja.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 543 pacientë nga COVID-19. Numri i përgjithshëm i rasteve pozitive është rritur në 41.299, kurse i vdekjeve si pasojë e COVID-19 në 1.062.
Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 9 (87, 80, 79, 79, 79, 75, 74, 74, 60 vjeç), Mitrovicë 2 (79, 77 vjeç), Prizren 2 (82, 77 vjeç), Gjakovë 2 (76, 60 vjeç), Istog 2 (84, 65 vjeç), Pejë 1 (72 vjeç), Klinë 1 (62 vjeç), Suharekë 1 (78 vjeç).
E-Diaspora
-
Dokumentar për kulturën arbëreshe: “Na jemi arbëreshë / We are arbëresh” Një rrëfim për identitetin arbëresh dhe për trashëgiminë shqiptare që vazhdon të jetojë prej shekujsh... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar -
Nis ardhja e mërgimtarëve, ja gjendja aktuale dhe pritjet në pikat kufitare -
Shqiptarja e parë nga Kosova diplomon në MIT, një nga universitetet më prestigjioze në botë
Jeta në Zvicër
-
Vritet pacientja në klinikën e rehabilitimit, policia në kërkim të një burri Faido, Ticino: Një burrë është në qendër të hetimit në lidhje me rastin. Autoritetet kanë njoftuar... -
Chair Airlines sqaron kthimin e fluturimit CS602 për në Prishtinë: Nuk pati asnjë rrezik për pasagjerët -
A do të ndikohet furnizimi juaj me ujë nëse thatësira e Zvicrës vazhdon? -
Prokurori në hetimin e zjarrit në Crans-Montana jep dorëheqjen -
Pas 40 vitesh në Zvicër, francezi duhet të largohet














