Kosova
Kosovë: 3 mijë biznese të mbyllura gjatë pandemisë
Pandemia COVID-19 solli mbylljen e rreth 3.000 bizneseve në Kosovë në dy vjetët e fundit.
Sektorët më të goditur kanë qenë tregtia me shumicë dhe pakicë, pasuar nga hoteleria, akomodimi, si dhe industria përpunuese.
Në listën e bizneseve të falimentuara figurojnë edhe biznese në fushën e ndërtimit.
Kryetari i Bordit të Odës së Afarizmit të Kosovës, Skënder Krasniqi, thekson se performanca e dobët ekonomike në vend ka nevojë për një pako mbështetëse nga ana e qeverisë, shtuar këtu dhe nevojën për përballimin e krizës energjetike.
“Kosova si çdo shtet tjetër ka falimentim të bizneseve, dhe hapje të bizneseve të reja, kjo mund të ketë ndodhur edhe për shkak të pandemisë, dhe për shkak të pamundësisë së bizneseve që të afarojnë në këtë gjendje që nuk është e lehtë. Është gjendje shumë e rëndë, po shpresojmë të kemi një ofertë më të mirë të bizneseve, një trajtim më të mirë të të bërit biznes në mënyrë që të kemi edhe rritje ekonomike, rritje të punësimit dhe mirëqenie. Ne po shpresojmë që Qeveria do të dalë edhe me një program të përkrahjes së bizneseve për dëmet që është duke i shkaktuar edhe me goditjen e radhës, që është energjia elektrike”, theksoi Krasniqi.
Për ish-ministrin e Tregtisë dhe Industrisë, Ismet Mulaj, numri i bizneseve të falimentuara është edhe më i lartë, nga sa raportohet.
“Ky numër rreth 3 mijë biznese që janë mbyllur në këto dy vjet, një pjesë e tyre është për pasojë e pandemisë COVID-19, por edhe për pasojë e gjendjes së situatës ekonomike. Por, është edhe një numër i madh, mbi dhjetëra-mijëra biznese të cilat as nuk janë mbyllur, e as nuk e kanë filluar procesin e mbylljes së aktivitetit biznesor dhe realisht kanë mbetur pezull. Kështu që është një numër shumë i madh, dhe realisht ky numër i bizneseve të cilat edhe nuk e kanë mbyllur biznesin, por edhe nuk afarojnë në këtë kohë, i krijojnë problem jo vetëm Administratës Tatimore, por klimës së të bërit biznes në Kosovë, për shkak se potencialisht mund të rrisin edhe informalitetin në Kosovë”, thotë ai.
Sipas të dhënave të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, në dy vjetët e fundit janë regjistruar gjithsej 19,863 biznese. Prej tyre, 9802 gjatë vitit 2020, ndërsa 10,061 në vitin e kaluar, shkruajnë mediat kosovare, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 Uber ka publikuar për herë të parë detaje se si banorët zviceranë e përdorin shërbimin e... -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë? -
Temu, Shein, AliExpress: A duhet Zvicra të taksojë paketat kineze si BE-ja?












