Lajme

Kosovë: 58 raste të reja me koronavirus

Numri i të infektuarve me koronavirus ka shkuar në 1.384.

Sot në Kosovë janë regjistruar edhe 58 raste të reja me koronavirus.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Naser Ramadani.

Ai ka folur para mediave gjatë vizitës që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, i ka bërë IKSHPK-së, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe atë të Arsimit, Ramë Likaj.

“Sot ne kemi regjistruar në laboratorë 58 raste pozitive në Covid 19 që paraqet rritje në krahasim me ditët e kaluara”, tha Ramadani.