Kosova
Kosovë: Dalin pensionet me rritjen prej 20 për qind
Ministri i Financave, Hekuran Murati, njoftoi sot se ka filluar ekzekutimi i pensioneve për muajin tetor, duke përfshirë rritjen prej 20% për disa skema pensionesh, përcjell albinfo.ch.
Në një postim në rrjetet sociale, Murati theksoi se, duke filluar nga ky muaj, rritja do të aplikohet për të gjitha llojet e pensioneve, përfshirë:
-Pensionin Bazik të Moshës
-Pensionin Kontributpagues, i plotë dhe parcial
-Pensionet për Aftësi të Kufizuara
-Pensionin për Personat e Verbër
-Pensionin për Paraplegjikë dhe Tetraplegjikë
-Pensionin Invalidor të Punës
-Pensionin Familjar
-Pensionin e Parakohshëm të Trepçës
“Ky është një hap i rëndësishëm për të mbështetur ata që kanë kontribuar në shoqërinë tonë dhe për t’u ofruar ndihmë atyre që kanë nevojë,” tha Murati.
Ai theksoi se ky vendim është pjesë e angazhimit të Qeverisë për të përmirësuar mirëqenien e qytetarëve.
Kujtojmë se Qeveria ditë më parë mori vendim për rritjen e pensioneve prej 20 për qind.
Ky ndryshim prek të gjitha kategoritë e skemave pensionale të moshës, duke përfshirë pensionet bazike dhe ato kontributpaguese.
Sipas të dhënave të prezantuara pensioni bazik i moshës do të rritet nga 100 në 120 euro.
Kategoritë tjera si kontributpagues III dhe IV do të përfitojnë gjithashtu rritje përkatësisht nga 214 në 256.80 euro dhe nga 265 në 318 euro.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











