Kosova
Kosovë, kallëzime ndaj 22 zyrtarëve policorë për dëbimin e shtetasve turq
Aktivizohet Prokuroria
Prokuroria e Posaçme e Kosovës tha të enjten se ka pranuar kallëzime penale nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 zyrtarëve të policisë së Kosovës lidhur me operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, një vit më parë.
Në një përgjigje për Zërin e Amerikës, zyrtarët e Prokurorisë së Posaçme thanë se përveç kallëzimeve penale, ky institucion është duke kryer edhe intervista me persona tjerë në lidhje me rastin e dëbimit të shtetasve turq.
“Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka pranuar kallëzim penal nga Inspektorati Policor i Kosovës ndaj 22 të pandehurve, ndërsa jemi duke intervistuar edhe të pandehurit të tjerë në lidhje me ketë rast”,thuhet në përgjigjen e zyrës së prokurorisë së posaçme.
Më 29 mars të vitit 2018, autoritetet në Kosovë arrestuan gjashtë shtetas turq, punonjës të institucioneve në pronësi të klerikut turk Fethullah Gulen, të cilin presidenti turk Recep Tayyip Erdogan e fajëson për një përpjekje për grusht shteti në Turqi.
Të gjashtët ju dorëzuan autoriteteve turke në një operacion që la pas vetes shumë paqartësi, shumë kritika ndaj institucioneve.
Që nga ajo kohë, ishte krijuar komisioni hetimor parlamentar për të hetuar lëshimet dhe përgjegjësitë e institucioneve në këtë operacion. Komisioni kishte gjetur 31 shkelje nga institucionet e vendit gjatë atij operacioni dhe shkeljet më të mëdha, sipas udhëheqësve të komisionit, janë bërë nga Agjencia e Zbulimit dhe Ministria e Punëve të Brendshme.
Në fund të muajit qershor, Parlamenti i Kosovës miratoi raportin e komisionit parlamentar mbi operacionin e dëbimit të gjashtë shtetasve turq, duke i bërë thirrje prokurorisë për ndriçimin sa më të shpejtë të këtij rasti, ndërsa këto gjetje do të jenë pjesë e lëndës së Prokurorisë së Posaçme.
Gjetjet, kishin nxitur edhe reagimin e ambasadës amerikane në Prishtinë, e cila kishte tërhequr vërejtjen se “trysnia politike mbi sektorin e sigurisë është shkelje skandaloze e vlerave demokratike” shkruan Zëri i Amerikes, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Albin Kurti i bën thirrje mërgatës: Regjistrohuni sa më parë për të votuar me postë Kryeministri në detyrë i Kosovës kërkon mobilizimin e diasporës për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 7 qershorit,... -
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias
Jeta në Zvicër
-
Kosovari shpëton 71-vjeçarin nga lumi Aare në Zvicër në momentin kritik Një shtetas me origjinë nga Kosova, Rrustem Hysenaj (38), ka shpëtuar një 71-vjeçar nga lumi Aare... -
Mamitë në Gjenevë kërkojnë rritje page dhe njohje më të madhe të profesionit -
Zvicër: Mbetjet ushqimore ende shumë të larta -
Kosova përfaqësohet në “St. Gallen Symposium 2026”, fokus sfidat globale dhe roli i politikës -
A duhet të ndalohet mbajtja e shamisë në shkolla? Debati në Zvicrën gjermanishtfolëse











