Kosova
Kosovë: Kërkohet Gjykatë Speciale për krimet e Serbisë
Presidenti i Kosovë, Hashim Thaçi, ka njoftuar se Lubizhda e Hasit, të cilin ai e ka quajtur vend të besës, bukës dhe pushkës së UÇK-së, prej sot i ka 14 heronj të Kosovës.
Ai ka thënë se sakrificën e dëshmorëve dhe martirëve të Hasit që dhanë shumë për lirinë dhe pavarësinë, do ta kujtojë gjithmonë me respektin më të thellë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa, kryeministri Ramush Haradinaj, në tubimin përkujtimor për 14 dëshmorët dhe 40 martirët në fshatin Lubizhdë të Hasit, tha se është këtu për të nderuar dëshmorët, që tani janë heronj me dekorimin nga Presidenti i vendit dhe se po ashtu, i gëzohet shumë kullës-muze që sot iu vu gurthemeli.
E kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, ka kërkuar formimin e një Gjykate Speciale për krimet e Serbisë në Kosovë.
Ndërsa Fondi i të Drejtës Humanitare ka bërë një apel për të ngritur një memorial për civilët shqiptarë të vrarë nga forcat ushtarake e policore të Serbisë gjatë luftës në Kosovë në vitin 1999 e të varrosur fshehtas në varrezat masive në Batajnicë, te Beogradi.
FDH thotë se memoriali do ta mbante të gjallë kujtimin e dinjitetshëm për këto viktima. Sipas FHD-s disa nga viktimat u vranë në fshatin Lubizhdë të Hasit në rajonin ku vepronte brigada e motorizuar 549 që udhëhiqej nga komandanti Bozhidar Deliq.
Në këtë fshat, më 12 prill 1999 u vranë afër 40 civilë, ndërsa në gjithë rajonin, nga 24 marsi deri më 10 qershor janë vrarë 2174 civil shqiptarë.
E-Diaspora
-
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili Një shqiptar në garë për drejtimin e Cyrihut: Kandidatura e Përparim Avdilit... -
Francë
Shoqëria “Iliria” organizon festimin e Pavarësisë së Kosovës në Francë -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor -
Gjermani
Marigona Qerkezi rikthehet në skenën gjermane me ‘Nabucco’ -
Kreuzlingen
Ansambli “Drita” organizon festë për Ditën e Pavarësisë së Kosovës në Kreuzlingen
Jeta në Zvicër
-
Prodhuesi zviceran i baterive nuk paguan pagat e janarit 369 punonjës janë të prekur ... -
Aargau: Hetim ndaj policisë pas incidentit me dy të huaj që folën anglisht -
Kush do ta drejtojë Cyrihun? Në mesin e kandidatëve edhe Përparim Avdili -
Sistemi i ri i “Hyrje/Daljes” (EES) pritet të krijojë vonesa në aeroportet zvicerane -
Komuniteti shqiptar si urë lidhëse në një Winterthur multikulturor














