Kosova
Kosovë: Kërkohet rritja e pagave, pas rritjes së çmimeve
Paga minimale aktualisht në Kosovë është 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç
Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) ka deklaruar se rritja e çmimeve të artikujve esencialë e rëndon edhe më tepër gjendjen sociale të qytetarëve, derisa ka bërë thirrje që të rritet paga minimale në vend. “Si kryetar i BSPK-së, njëkohësisht si kryesues i Këshillit Ekonomik-Social e ftoj publikisht Qeverinë që t’i bashkohet Këshillit Ekonomik-Social dhe të iniciohet rritja e pagës minimale në vend. Është e rëndësishme që kjo të bëhet sa më parë, në mënyr; që të përfshihet në Buxhetin e vitit të ardhshëm”, thuhet në komunikatën e Atdhe Hykollit, kryetar i BSPK-së, shkruajnë mediat në Kosovë, përcjell albinfo.ch.
Ai u ka bërë thirrje deputetëve që pa dallim të përkrahin rritjen e pagës minimale në vend.
“Ne si BSPK, mbetemi të përkushtuar të bashkëpunojmë me qeverinë dhe secilin institucion që mbështet kauzën e drejtë sociale për rritjen e pagës minimale në vend”.
Paga minimale aktualisht në Kosovë është 130 euro për punonjësit nën 35 vjeç dhe 170 euro për ata mbi 35 vjeç.
Agjencia e Statistikave të Kosovës ka bërë me dije se ngritja e çmimeve është vërejtur tek produktet e mishit, qumështit dhe perimeve. “Bukë dhe drithëra me 1.5 për qind, mish me 1.9 për qind, qumësht, djathë e vezë me 7.7 për qind, vajra dhe yndyra ushqimore me 28.2 për qind, perime me 19.7 për qind, sheqer, reçel, mjaltë, çokollatë dhe ëmbëlsira me 2.1 për qind, pijet alkoolike me 3.8 për qind, duhan me 2.7 për qind, gaz me 10.6 për qind, lëndë djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet me 4.6 për qind, karburantet dhe lubrifikantë për pajisjet e transportit personal me 26.7 për qind, shërbime për transport me 2.2 për qind, shërbime telefonike dhe të telefaksit me 20.3 për qind, pushime të organizuara turistike me 8.9 për qind, shërbime hoteliere me 2.3 dhe shërbime financiare me 6 për qind”, thuhet në njoftimin e ASK-së.
E-Diaspora
-
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i Kosovës ka vënë në funksion 23 kuti postare në shtete të... -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












