Kosova
Kosovë: KFOR-i nis hetim për videon ku shihen ushtarët duke blerë drogë
KFOR-i – Misioni Paqeruajtës i NATO-së në Kosovë, ka nisur një hetim për të vërtetuar faktet e një videoje që është publikuar nga media në Kosovë, ku pretendohet se ushtarë të KFOR-it blejnë drogë, të llojit kokainë.
Sipas videos, një shpërndarës droge që punon me ushtarët e KFOR-it ka arritur të dokumentojë gjithçka përmes pamjeve, teksa shpërndarësi e takon disa herë ushtarin armen te baza e KFOR-it pranë aeroportit të Prishtinës, i cili i jep naftë, xhaketa ushtarake, ushqime dhe ujë në këmbim të kokainës, përcjell albinfo.ch.
Në lidhje me këtë, në një nga KFOR-i për Telegrafin thuhet se për raportimet e mediave në fjalë, KFOR-i ka nisur një hetim për të vërtetuar faktet.
“NATO-ja e mban të gjithë personelin e saj me standardet më të larta profesionale dhe etike dhe respekti për sundimin e ligjit është parësor. KFOR-i vazhdon të zbatojë plotësisht dhe në mënyrë të paanshme misionin e tij për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit në Kosovë, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999”, thuhet në përgjigjen e KFOR-it.
E-Diaspora
-
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër Një mbrëmje solemne që u mbajt në Langenthal bashkoi elitën shqiptare në Zvicër dhe vlerësoi... -
Nata e dytë e Tri Net Film Fest -
Votuesit e regjistruar për të votuar jashtë Kosovës nuk mund të votojnë brenda vendit -
Sot është afati i fundit për regjistrimin e votuesve nga diaspora -
Berlin
Berlin, shfaqja e dokumentarit të ARTE-s mbi traditën dhe inovacionin kosovar
Jeta në Zvicër
-
Norma bazë e interesit pritet të mbetet në zero për qind Banka Kombëtare e Zvicrës (SNB) ka të ngjarë të vazhdojë politikën e saj aktuale të normës... -
AlbGala 2025: Mbrëmja ku u afirmua ekselenca shqiptare në Zvicër -
Radarët e motit po përdoren për të numëruar insektet fluturuese -
Cyrih: Skela 80 metra e lartë në një ndërtesë të lartë rrezikon të shembet -
Industria zvicerane e hoteleve drejt niveleve të reja pas verës rekorde













