Kosova
Kosovë: KQZ lehtëson procedurat e regjistrimit të votuesve mbi 80 vjeç
KQZ lehtëson votimin për personat mbi 80 vjeç dhe qytetarët me nevoja të veçanta
Kosovë – Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka vendosur të lehtësojë procesin e votimit për qytetarët mbi 80 vjeç, duke u mundësuar regjistrimin përmes platformës elektronike për votim me ekipe mobile në ditën e zgjedhjeve, përcjell albinfo.ch.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka bërë të ditur se ky proces po zhvillohet në kuadër të regjistrimit të votuesve me nevoja të veçanta, të cilët për arsye shëndetësore, fizike apo rrethana të tjera ligjore nuk mund të paraqiten në vendvotime.
Sipas tij, nga kjo praktikë përfitojnë edhe personat mbi 80 vjeç, të cilët tashmë nuk kanë nevojë të paraqesin certifikata mjekësore apo dokumente të paaftësisë, siç kërkohej më herët. Mjafton dokumenti i identifikimit dhe fotografia e votuesit.
KQZ ka bërë të ditur se kjo risi është aplikuar që nga zgjedhjet e fundit parlamentare të dhjetorit 2025 dhe ka për qëllim rritjen e pjesëmarrjes në zgjedhje dhe lehtësimin e procesit për qytetarët që nuk mund të lëvizin.
Sipas të dhënave zyrtare, nga rreth 1,959,962 votues brenda vendit, afërsisht 54 mijë janë mbi moshën 80 vjeç.
Për zgjedhjet e 7 qershorit 2026, KQZ ka hapur periudhën e regjistrimit të votuesve me nevoja të veçanta nga 22 maji deri më 31 maj 2026. Për votuesit në institucione, afati zgjat deri më 1 qershor 2026.
Këtu përfshihen personat në spitale, shtëpi të të moshuarve, institucione të shëndetit mendor, të burgosur dhe persona në paraburgim, të cilët do të mund të votojnë përmes ekipeve mobile që do të shpërndahen në çdo komunë të Kosovës në ditën e zgjedhjeve.
Për regjistrim është funksionalizuar edhe platforma elektronike e KQZ-së, e cila mundëson aplikimin online ose përmes komisioneve komunale të zgjedhjeve.
Sipas KQZ-së, qëllimi i këtyre masave është garantimi i të drejtës së votës për të gjithë qytetarët, pavarësisht gjendjes shëndetësore apo rrethanave të veçanta.
E-Diaspora
-
Ambasada e Kosovës në Francë apel mërgatës: Zarfet me vota mos i dërgoni në ambasadë Përfaqësia diplomatike sqaron se votat me postë duhet të dërgohen në adresën e përcaktuar nga KQZ-ja,... -
Hamburg
Hamburg nën tingujt e “Jehonës së Origjinës” nga Flaka Goranci -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi për herë të parë në “Rame Lahaj International Opera Festival” -
Harvard
Yll Sadiku përfundon studimet Master në Harvard Law School -
Itali
Shkolla shqipe “Scanderbeg Parma” mbyll vitin shkollor me festë dhe teatër kushtuar Skënderbeut
Jeta në Zvicër
-
Qyteti zviceran ku numri 11 shfaqet pothuajse kudo Solothurni njihet për lidhjen e tij të pazakontë me numrin 11, i cili është bërë pjesë... -
SG: Rrëmbimi i raportuar rezultoi i rremë -
Paraburgim për autorin e dyshuar të sulmit në Winterthur -
Helmim i mundshëm me acid hidrocianik në Aargau -
Rrëzohet një aeroplan pa motor në Schwyz, vdes piloti















