Kosova
Kosovë: Kryetari i Kuvendit kërkon vendim të shpejtë për vizat
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, po zhvillon takim me një delegacion franko-gjerman që përbëhet nga zyrtarë të Parisit e Berlinit, të cilët kanë ardhur në Kosovë për të diskutuar për përgatitjet e Samitit të Parisit dhe për zhvillimet politike në Kosovë e rajon.
Bashkë me kryeparlamentarin Kadri Veseli, në këtë takim po marrin pjesë edhe kryeministri Ramush Haradinaj dhe dy bashkëkryesuesit e ekipit të dialogut, Fatmir Limaj e Shpend Ahmeti. Burime brenda takimit bëjnë të ditur se kryeparlamentari Kadri Veseli ka kërkuar nga delegacioni i Francës dhe Gjermanisë agjendë të qartë evropiane për Kosovën.
Veseli po ashtu ka kërkuar nga musafirët që Gjermani dhe Franca duhet të marrin vendim të shpejtë e të drejtë për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës, ndërsa ka theksuar se Kosova nuk do të pranojë asnjë kusht tjetër, pasi i ka plotësuar të gjitha kriteret. “Ne i kemi plotësuar të gjitha kriteret e kërkuara. Madje, më shumë se secili vend i rajonit. Tani është radha juaj që të merrni vendimin e duhur dhe qytetarëve tanë t’u hiqen vizat”, ka thënë Veseli gjatë këtij takimi, tregon burimi brenda takimit. Ndërsa, duke folur për Samitin e Parisit, i cili pritet të mbahet më 1 korrik, kryeparlamentari Veseli ka thënë se pret një udhëzues më të qartë pas Samitit të Parisit për të gjitha çështjet. “Çdo marrëveshje finale Kosovë-Serbi duhet të jetë e bazuar në Kushtetutën e Kosovës. Nuk do të pranojmë Asociacion me kompetenca ekzekutive dhe marrëveshje që cenon sovranitetin e Kosovës”, ka thënë Veseli gjatë takimit.
Gjatë takimit me delegacionin franko-gjerman, kryeparlamentari Kadri Veeli ka folur edhe për iniciativën e tij formimin e Tribunalit Ndërkombëtar për gjenocidin serb në Kosovë. Ai ka thënë se mijëra civilë të pafajshëm janë vrarë e masakruar nga forcat paramilitare të shtetit serb dhe, edhe pas 20 vjetësh, drejtësia nuk i ka gjykuar kriminelët. Andaj, siç mësohet nga burime brenda takimit, Kreu i Kuvendit ka thënë se Tribunali është i pashmangshëm dhe do të ndodhë, ndërsa ka theksuar se drejtësia vetëm sa i kontribuon paqes së qëndrueshme mes dy popujve dhe Ballkanit Perëndimor.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














