Kosova
Kosovë: Mbi 38 mijë lodra të pasigurta të konfiskuara, kërcënim për fëmijët
Inspektorati Qendror i Mbikëqyrjes së Tregut (IQMT) ka realizuar një kontroll të gjerë në tregun e lodrave, duke ndaluar më shumë se 38 mijë lodra që nuk plotësonin kriteret e sigurisë. Vlera e tyre arrin rreth 100 mijë euro, ndërsa rreziku për shëndetin e fëmijëve konsiderohet i lartë.
Gjatë këtij viti, IQMT ka kryer inspektime të shumta si në zonat doganore, ashtu edhe në tregun lokal, duke verifikuar mbi 50 subjekte tregtare. Lodrat e konfiskuara janë kthyer në vendet e origjinës.
Qëllimi i këtij aksioni është të sigurohet që produktet në treg të jenë të sigurta dhe të përputhshme me standardet ligjore, duke mbrojtur shëndetin dhe mirëqenien e qytetarëve. Sipas rregulloreve të Bashkimit Evropian, lodrat duhet të kenë shenjën CE, që garanton përputhshmërinë me kriteret europiane për sigurinë dhe mbrojtjen e mjedisit.
Inspektimet e kryera në disa dyqane dhe tregun e gjelbër në Prishtinë treguan se shumë lodra nuk kishin shenjën CE dhe mungonte informacioni mbi origjinën dhe përmbajtjen e tyre, ndërsa dyqanet më të mëdha kishin dokumentacionin e nevojshëm.
“Me numrin e kufizuar të inspektorëve, rrjedhja e kontrabandës është e kuptueshme, veçanërisht me lodra që mund të jenë edhe të rrezikshme ose kancerogjene. Kontrolli parandalues duhet të forcohet, pasi lodrat e importuara nga Kina ose vende të tjera mund të dëmtojnë shëndetin e fëmijëve”, tha Lulzim Beqiri, ekspert i ekonomisë.
Çmimet e lodrave të importuara shpesh fillojnë nga vetëm 1 euro, dhe mungesa e informacionit mbi përmbajtjen dhe origjinën rrit rrezikun për konsumatorët më të rinj.
E-Diaspora
-
Përfundon numërimi i votave me postë, LVV dominon me gati 73 për qind të mbështetjes Votat e diasporës i shtojnë pesë mandate Vetëvendosjes, ndërsa procesi zgjedhor vazhdon me numërimin e votave... -
Gjithçka gati për edicionin jubilar të Alba Festival 2026 – Festivali më i madh shqiptar në Evropë -
KQZ numëron mbi 96 për qind të votave me postë -
Buna Latifi shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të kitarës, rrëmben çmimin e parë me 98.3 pikë -
Itali
Shqiptari bëhet hero në plazhin italian, shpëton dy notarë nga mbytja
Jeta në Zvicër
-
Borxhet nga blerjet online po rriten në Zvicër Ekspertët thonë se kjo krijon shpesh një perceptim të rremë të fuqisë blerëse dhe mund të... -
Berna i hap rrugën Gjenevës për më shumë pushim prindëror -
Helvetia Gold sjell koleksionin ekskluziv të kartelave të arit -
SBB njofton udhëtarët se cilët trena nuk kanë klimë -
Nga viti 2032, kompanitë zvicerane nuk do të kontrollojnë më barazinë e pagave










