Kosova
Kosovë: Me 500 euro mund të gjendet një detektiv privat, punë kjo që nuk lejohet me ligj
Gjetja e detektivit është e lehtë, pasi marrëveshja bëhet në internet.
Rreth 500 euro po kushton pazari për ta angazhuar një detektiv privat në Prishtinë.
Kryeqytetasit kryesisht këtë metodë po del se e përdorin për ta përcjellë partnerin, Por edhe familjarë tjerë, shoqëri apo kolegë pune. Shërbimet që marrin janë fotografi e video incizime.
Teksa bashkëpunim kanë edhe me Shqipërinë.
Por kjo veprimtari nuk lejohet në Kosovë. Për më tepër, përndjekja dënohet me 3 deri 15 vjet burg, transmeton Albinfo.ch.
“Fotografimi , xhirimi i pa autorizuar edhe kjo është shkelje qe dënohet deri 12 vite janë shkelje që cenojnë privatësinë e secilit qytetar dhe nuk ka të drejtë askush ta bëjë një gjë të tillë”, thotë për Klan Kosova avokati Skënder Musa, i cili propozon që kjo punë të rregullohët me ligj.
Teksa për një njohës të sigurisë, kjo veprimtari është shqetësuese.
“Ato prova ku mbesin, kjo është shqetësuse sepse bën shkelje të privatësisë e të shumë të drejtave tjera të personit”, shprehet Drizan Shala.
Meqenëse nuk ka ligj, veprat e detektivëve privatë mund të hapen si raste hetimi nga policia.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë "Nuk kam fjalë kur një jetë njeriu e vlerësojnë me 800 franga". Lejla Halilaj dhe familjarët... -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025 -
Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali
Jeta në Zvicër
-
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau Në kantonin Aargau, gjithnjë e më shumë qytetarë zviceranë që jetojnë jashtë vendit po shprehin interes... -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë -
Valaisi rrit mbështetjen për familjet përballë rritjes së primeve të sigurimit shëndetësor -
Këto ishin makinat elektrike më të njohura në Zvicër në janar













