Kosova
Kosovë: Ndërmarrjet publike në gjendje të rëndë
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, ka raportuar në komisionin për Zhvillim Ekonomik, Infrastrukturë, Tregti, Industri dhe Zhvillim Rajonal për ndërmarrjet publike ku ka folur për gjendjen e tyre e sidomos për idenë e privatizimit të Telekomit.
Lluka deklaroi se 10 ndërmarrje nga 16 në tërësi operojnë me fitim dhe janë të qëndrueshme ndërkaq 6 nga to nuk janë në gjendje të mirë. Lluka tha se Telekomi vazhdon të jetë sfidë kryesore. “Posta vazhdon të jetë me të njëjtat probleme, nuk ka pasur rritje të punësimit. Posta vazhdon të mbetet e varur në qiranë që paguan Telekomi dhe me vështirësitë që ka ky i fundit do t’i shkaktoi probleme postës”, deklaroi Lluka, përcjell albinfo.ch
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka akuzuar pushtetin për rritjen e punësimeve partiake në Telekom. “Ne e dimë që vetëm muajt e fundit në Telekom numri i punëtorëve është rritë për 100”, tha ajo.
Deputeti i Vetëvendosjes, Glauk Konjufca, tha se të gjitha problemet e ndërmarrjeve publike vijnë nga keqmenaxhimi dhe mbushja me militantë partiak.Ai e ka quajtur të pakuptimtë marrjen e kredisë për Telekom pasiqë sipas tij kjo e fundit po planifikon të privatizohet.
E-Diaspora
-
Mbretëria e Bashkuar prezanton eVisa për udhëtarët nga Kosova Ambasada britanike në Kosovë njofton ndryshime të rëndësishme për vizat... -
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Studentët e Gjenevës rezervojnë “mjekë me video” Pothuajse 15% e studentëve në Universitetin e Gjenevës nuk e kanë vizituar mjekun vitin e kaluar... -
Kërset grushti në futbollin e të rinjve në Zvicër -
Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e zjarrit dhe familjet e tyre -
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën















