Zhvillim
Kosovë, ndihmohet prodhimtaria e pemëve
Blerand Stavileci, ministër kosovar i Bujqësisë, tha se investimet në sektorin e pemëve dhe perimeve, të qumështit dhe të mishit, kanë përmirësuar dukshëm prodhimtarinë në Kosovë
Prodhimtaria e pemëve dhe perimeve në Kosovë po vazhdon të zhvillohet me hapa të shpejtë, duke u mundësuar qytetarëve që të konsumojnë prodhime vendore me cilësi evropiane. Kapacitetet prodhuese po zhvillohen edhe falë investimeve qeveritare edhe ndërkombëtare në agrobiznes.
Njëra nga këto është edhe kompania “MOEA”, në fshatin Kravaricë të Gjilanit, e cila të hënën ka përuruar linjën e re të përpunimit të pemëve, që kap vlerën prej rreth 600 mijë euro.
Në këtë përurim, ishte i pranishëm edhe ministri i Bujqësisë, Blerand Stavileci, i cili vlerësoi se ky projekt dhe shumë projekte të tjera si ky, për përpunimin dhe marketingun e prodhimeve bujqësore, kanë dhënë efekte të shkëlqyera në këtë sektor.
“Këto projekte kanë pasur impakt edhe në rritjen e prodhimit bujqësor, në rritjen e punësimit në rajonet ku edhe operojnë këto agrobiznese, e po ashtu kanë pasur ndikim edhe në zëvendësimin e importit të prodhimeve bujqësore”, tha ministri Stavileci.
Ai tregoi se agrobizneset në sektorin e pemëve dhe perimeve, të qumështit dhe të mishit, përmes projekteve të tilla, kanë pasur përmirësime të dukshme edhe në zgjerimin e kapaciteteve prodhuese dhe përpunuese.
Në anën tjetër, përfaqësuesi i BE-së në Kosovë, Christof Stock, tha se projekti për instalimin e linjës së re të procesimit në këtë kompani, ka ndikuar që prodhimet e saj të jenë natyrale dhe kualitative.
“Përmes këtij projekti do të arrihen edhe standardet evropiane në prodhimet bujqësore kosovare, që do t’i ndihmojë shumë kompanisë që në të ardhmen të eksportojë prodhimet e veta edhe në tregun evropian”, tha Stock.
Ndërsa, sipas pronarit të kompanisë “MOEA”, Armend Malazogu, me realizimin e këtij projekti kanë arritur që të rrisin prodhimtarinë, duke zbatuar standardet më të larta evropiane.
“Kemi arritur që të rrisim kapacitetet përpunuese sipas standardeve më të avancuara evropiane dhe po ashtu kemi realizuar edhe një kampanjë marketingu të prodhimeve tona bujqësore”, tha Malazogu.
Ndryshe, kompania për prodhimin dhe përpunimin e pemëve, “MOEA”, për instalimin e linjës së re të procesimit, është përkrahur me shumën prej rreth 448 mijë euro prej Komisionit Evropian.
E-Diaspora
-
Konsullja e Kosovës në Gjenevë viziton ekspozitën e Anjesa Dellovës në Galerinë Fabienne Levy Udhëheqësja e Konsullatës së Republikës së Kosovës në Gjenevë, Floreta Kabashi, së bashku me zëvendëskonsullen Fjolla... -
Dr. Qendrim Zahiri – një familje mjekësh me rrënjë në Kosovë dhe sukses në Zvicër -
Gjermani
Shqipdona Lahu doktoron në Universitetin Teknik të Mynihut -
Libri i Mira Kazhanit promovohet në Gjermani -
18-vjeçari nga Kosova humb jetën në një aksident në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
AI po zgjeron hendekun digjital mes brezave në Zvicër Një studim i Universitetit të Cyrihut tregon se inteligjenca artificiale po thellon diferencën digjitale mes brezave.... -
Friburgu voton për futjen e pagës minimale prej 4,000 frangash -
Alarm për azbest në SBB: Mbi 400 trena duhet të inspektohen -
PostBus teston taksitë vetë-drejtuese kineze në Zvicër -
A janë primet tuaja të sigurimit shëndetësor ndër 10 rritjet më të mëdha?












