Kosova
Kosovë: Në fund të qershorit, mbi 100 mijë të papunë
Nga Sindikata e Sektorit Privat po thonë se në fund të qershorit, rreth 100 mijë punëtorë do të humbin vendet e tyre të punës.
Gjendja e punëtorëve të sektorit privat vazhdon të jetë e rëndë. 1 maji ndonëse çdo vit shënohej me protesta, kësaj radhe një gjë e tillë është pamundësuar për shkak të koronavirusit.
Në një konference për media, Jusuf Azemi, i cili është kryetar i kësaj sindikate, tha se shteti i Kosovës ka dështuar t’u sigurojë punëtorëve pagën mesatare prej 250 euro. Ai apeloi që sektorit privat t’i kthehet një vëmendje që e meriton.
“Ne apelojmë edhe në këtë kohë të vështirë që sektori privat t’i kthehet vëmendja që e meriton sepse tani punëtorët e këtij sektori jo që po luftojnë që të ketë paga, por po luftojnë për ekzistencën e tyre sepse që të gjitha kanë mbetur anash dhe tani këta janë të papunë, janë pa kontrata dhe janë pa mbështetje institucionale. Sado që ne shpesh, qeveria pretendojnë se ne do të jemi mbështetës të kësaj kategorie, deri më tani ne nuk kemi parë. Dhe normalisht që ne në vazhdimësi do të përcjellim situatën. Nga kjo situatë çfarë jemi dhe nga situata të cilën institucionet kompetente nuk janë duke menduar fare se si të dilet nga kjo situatë, ne sigurisht se muajin qershor, eventualisht korrik do të kemi mbi 100 mijë vende të humbura të punës”, tha Azemi.
Punëtorët më të prekur nga kjo situatë, Azemi tha se do të jenë ata të ndërtimtarisë, gastronomisë dhe sigurimeve fizike.
Azemi ka kërkuar nga qeveria që t’i fus të gjithë punëtorët në pakon emergjente.
Sipas tij, Qeveria e Kosovës gjatë kësaj periudhe ka bërë tri gabime. Ndërkohë, ai ka përsëritur që pagat duhet të nivelizohen mes sektorit privat dhe atij publik.
Azemi: Kemi qenë kundër pagesës së punëtorëve të barnatoreve, furrave e marketeve
“Kemi qenë kundër pagesës së punëtorëve nëpër barnatore, minimarkete dhe furra të ndryshme. Përderisa barnatoret kanë punuar non-stop, përderisa minimarketet kanë pasur një qarkullim shumë të madh dhe furrtarët. Ne jemi për stimulimin e punëtorëve sepse për ata punojmë, por ky stimulim u dashtë të vije nga vetë pronarët e kompanive, nga vetë furrtarët që kanë pasur një qarkullim shumë të madh, nga vetë barnatoret. Andaj pse kjo të jetë barrë e qeverisë, kur këto mjete kanë mundur të shpërndahen tek rastet sociale të cilat do të kemi shumë pakënaqësi në përfundimin e kësaj pakoje fiskale”, shtoi Azemi.
Azemi sot gjatë ditës do të takohet me ministren e Ekonomisë, Rozeta Hajdari për të diskutuar rreth kësaj gjendje. Kjo e fundit do të ketë edhe konferencë për media në orën 14:00.
Në shumë vende të botës dita e punëtorëve është një festë që festohet më 1 maj të çdo viti, e cila synon të kujtojë angazhimin e lëvizjeve sindikale dhe vështrimin ekonomik-social të punëtorëve.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih: Takim pune për zbatimin e Marrëveshjes së Bashkimit të shkollave shqipe LAPSH mbetet i përkushtuar që mësimi plotësues të jetë i unifikuar, i qëndrueshëm dhe në shërbim... -
KQZ: Afër 64.000 votues nga diaspora janë regjistruar për të votuar -
Vlashent Sata “Lufto me kenë i mirë, ma shumë ke me kenë i lirë” -
Nata e parë e Tri Net Film Fest, një fillim i mbarë i festivalit -
Itali
9-vjeçarja shqiptare fiton festivalin italian “Zecchino d’Oro” për herë të parë në 68 vjet
Jeta në Zvicër
-
Nga 8 dhjetori Aeroporti i Cyrihut lejon pjesërisht lëngjet në bagazhin e dorës Pasagjerët do të jenë në gjendje të mbajnë lëngje në bagazhet e tyre të dorës fillimisht... -
Zvicër: Kërkohet kontrollim më i mirë i letërnjoftimeve të të huajve -
Ndalimi i reklamave të duhanit në Zvicër për të mbrojtur të miturit do të fillojë në vitin 2027 -
Tregtia e energjisë elektrike diellore midis banorëve të së njëjtës komunë do të jetë e mundur nga viti 2026 -
Ndryshimet e transportit publik që priten në qytetet më të mëdha të Zvicrës në vitin 2026












