Kosova
Kosovë: Paralajmërohet përkeqësim i situatës me COVID-19
Në Kosovë tashmë zyrtarisht janë regjistruar nëntë rastet e para të infektimit me variantin “Omicron” të coronavirusit.
Infektologu Shemsedin Dreshaj ka ngritur alarmin se Kosova ka numrin më të lartë në rajon sa i përket infektimeve me variantin afrikano-jugor dhe se situata epidemiologjike mund të përkeqësohet në muajt e ardhshëm.
Nga dje edhe Kosova ka hyrë në hartën e vendeve të prekur me variantin e ri të COVID-19 i njohur si Omicron. Deri më tani nëntë qytetarë kanë rezultuar të infektuar me këtë variant të coronavirusit.
Infektologu Shemsedin Dreshaj shprehet se është e nevojshme shtimi i masave anti-COVID, por paralajmëron se nga muaji shkurt mund të përkeqësohet situata pandemike në Kosovë, për shkak të variantit afrikano-jugor të virusit
Sipas Drehsajt aktualisht Kosova po prin në rajon me numrin më të madh të rasteve me Omicron, por shton se edhe më tej varianti Delta do vazhdojë të jetë varianti dominues në vend. Ai theksi se Omicronin e karakterizon një përhapje më e shpejt sesa variantet paraprak të COVID-19.
“Paraqitja e 9 rasteve, kjo nënkupton se për dallim nga rajoni Kosova prin me numrin e rasteve që janë me variantin Omicron dhe kjo do të nënkuptonte që Ministria e Shëndetësisë dhe ekipi i ekspertëve që funksionojnë brenda IKSHP-së që të prononcohen dhe të marrin masa adekuate lidhur me parandalimin e kësaj sëmundje”, thotë ai.
“Është mjaftë e vështirë që parandalohet një përhapje e këtillë edhe pse variant Delta do të jetë edhe për një kohë variant dominues që është i pranishëm përkundër faktit që variantin e ri të SARS-COV2 e karakterizon variantin Omicron e karakterizon një përhapje më e shpejt edhe më e theksuar dhe më kontagjoz sesa variantet paraprake”, shton Dreshaj.
Ministria e Shëndetësisë në Kosovë bëri të ditur se janë duke shqyrtuar të dhënat e reja mbi të cilat do të përditësojnë masat konform situatës dhe shkallës së rrezikshmërisë.
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA










