Kosova
Kosovë: Pas rinumërimit të votave, Prokuroria nis grumbullimin e provave në nivel vendi
Koordinatorja Nacionale për Zgjedhje, prokurorja Laura Pula, priti sot në Zyrën e Kryeprokurorit të Shtetit shefin e Misionit të BE-së për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, i shoqëruar nga bashkëpunëtorët e tij.
Takimi u fokusua në angazhimin e Prokurorit të Shtetit për mbrojtjen e votës së lirë të qytetarëve dhe integritetin e procesit zgjedhor. U diskutua për hetimet paraprake që kanë nisur pas evidentimit të mospërputhjeve të votave gjatë numërimit brenda subjekteve politike për deputet në disa rajone të vendit.
Prokurorja Pula informoi se ekziston koordinim i vazhdueshëm ndërmjet Koordinatores Nacionale për Zgjedhje dhe prokurorive në nivel vendi, si dhe bashkëpunim ndërinstitucional në kuadër të Memorandumit të Bashkëpunimit për procesin zgjedhor. Ky bashkëpunim synon trajtimin efikas të rasteve të dyshuara për cenim të zgjedhjeve.
Ajo bëri të ditur se, pas përfundimit të rinumërimit të votave në komuna të ndryshme, janë udhëzuar kryeprokurorët e prokurorive themelore që të grumbullojnë informata dhe të sigurojnë prova relevante për veprat penale që lidhen me procesin zgjedhor. Po ashtu, pas vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për rinumërim të plotë në të gjitha komunat, Prokurori i Shtetit ka nisur grumbullimin e provave në nivel vendi.
Shefi i EULEX-it, Giovanni Pietro Barbano, përgëzoi punën e sistemit prokurorial në mbrojtje të votës dhe theksoi rëndësinë e forcimit të sundimit të ligjit gjatë proceseve zgjedhore.
Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit rithekson përkushtimin për hetim të plotë dhe të paanshëm të çdo rasti që mund të cenojë integritetin e zgjedhjeve në Republikën e Kosovës.
E-Diaspora
-
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos Në një forum ku vetëm një numër i kufizuar shtetesh kanë hapësira të dedikuara për prezantim,... -
Ibrahim Berisha kandidon sërish për Këshillin e Përgjithshëm të Friburgut -
Sot i jepet lamtumira e fundit 28-vjeçarit që vdiq tragjikisht në aksidentin në Slloveni -
Sot në Gjenevë: Debat mbi të drejtën e votës së të huajve -
Zvicër
Kosova me “Shtëpinë e Kosovës” në Davos 2026, në fokus talenti, demokracia dhe investimet
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e banesave do të rritet vitin e ardhshëm Drejtori i Zyrës Federale për Strehim (FOH), Martin Tschirren: "Shkaqet e mungesës së strehimit nuk mund... -
Zvicër: Po qarkullon një virus i ri i gripit -
Hap dyert Forumi Ekonomik Botëror WEF dhe «Shtëpia e Kosovës» në Davos -
SBB-së i lejohet të zgjerojë linjën Zurich-Winterthur -
Mësuesve të Cyrihut u jepet më shumë kohë për punë jashtë mësimdhënies











