Kosova
Kosovë: Qeveria shpall 60 ditë gjendje emergjente
Kosova ka disa ditë që përballet me reduktime të energjisë elektrike.
Kjo situatë ka ardhur si pasojë e krizës globale të energjisë dhe rritjes së çmimit të energjisë në tregjet ndërkombëtare.
Sipas njoftimit të KEDS, kompania që furnizon konsumatorët me energji elektrike, fillimi i reduktimeve ka ardhur pas udhëzimeve që kanë marrë nga Operatori i Tregut të Energjisë në Kosovë, KOSTT.
“Sistemi elektro-energjetik i vendit është mbingarkuar tej mase. Në njëjtën kohë, duke u ballafaquar me krizën më të rëndë elektro-energjetike botërore, Operatori i Tregut- KOSTT, ka udhëzuar që të nisin kufizimet e energjisë elektrike. Kufizimet do të jenë rreth dy orë në ditë për 24 orët e ardhshme”, thuhet në njoftimin e Operatorit të Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të Energjisë Elektrike të Kosovës.
Kjo situatë ka shkaktuar pakënaqësi tek konsumatorët, sidomos tek bizneset të cilët thonë se reduktimet po u shkaktojnë probleme e dëme.
Nga ana tjetër, edhe KEDS (Kompania Kosovare për Distribuim me Energji Elektrike), edhe qeveria kanë bërë thirrje që të kursehet energjia sa më shumë.
Ata kanë kërkuar nga qytetarët që aty ku ka mundësi të përdoren forma alternative për ngrohje dhe jo energjia elektrike.
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Policia e Cyrihut forcon masat kundër kërcënimeve ideologjike Policia e qytetit të Cyrihut po merr masa për të identifikuar dhe parandaluar kërcënimet e motivuara... -
Studimi: Tokat e Evropës janë 70 përqind të mbuluara me pesticide -
Karnavalet zvicerane forcojnë masat e sigurisë nga zjarri pas tragjedisë në Crans-Montana -
Niveli i rrezikut 3: Alarm për stuhi në disa kantone zvicerane -
Ligjet e reja zvicerane që hyjnë në fuqi nga sot














