Kosova
Kosovë: Realizohet dita e parë e vizitës nga përfaqësuesit e Forumit të ndërtimtarisë Zvicër-Kosovë
Gjatë ditës së parë, përfaqësuesit zviceranë u ndan të kënaqur sa i përket ndryshimit dhe zhvillimit që ka pësuar Prishtina dhe specifikisht bizneset në fushën e ndërtimtarisë, mobilerisë e dizajnit, si dhe u impresionuan nga programet e kompanive teknologjike
Në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, po zhvillohet vizita mes ndërmarrësve prestigjiozë zvicranë dhe kompanive kosovare nga sektori i ndërtimtarisë dhe teknologjisë.
Ky projekt rrodhi pas suksesit të bashkëpunimit dhe hapjes së dyerve të reja për marrëveshje pune gjatë Forumit të ndërtimtarisë Zvicër-Kosovë që u mbajt në dhjetorin e vitit 2022 në Lausanne.

Platforma mediale albinfo.ch online&print, nën drejtimin e Sevdail Tahirit dhe Bashkim Isenit, si përfaqësues të strukturës Swissko ftuan ndërmarrësin e njohur shqiptar, Avni Orllati, (ORLLATI group) që t’i bashkohet iniciativës për të vizituar Kosovën, bashkë me delegacionin e drejtuesve të bizneseve të mëdha zvicerane, lideret; Sebastien Lamuniere, CEO i Edipresse Groupe SA, Pierre Lamuniere, CEO i Lamuniere Holding SA ,Jean-Marc Probst, Drejtor i Probst Group Holding SA dhe Pierre-Marcel Favre nga Editions Favre.
Bashkorganizator të këtij projekti janë USAID, që kanë planifikuar agjendën e kësaj vizite me qëllim njohje të potencialit të kompanive kosovare: çka ofrojnë ato, kapacitetin ekonomik si dhe mundësitë e bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Kosovës.
Të enjten e datës 22 qershor ky delegacion ka vizituar në objektet e tyre të punës kompanitë: Metdan, Starlabs, Speex dhe Kutia, të cilat shpalosën programet e tyre, arritjet dhe planet mbi zhvillimin e mëtutjeshëm në sektorin e teknologjisë (I.T).

Ndërsa tutje, për t’u familjarizuar me historinë, vizita vazhdoi te Muzeu Kombëtar dhe pastaj te godina e mediumit Klan Kosova, me qëllimin e prezantimit të një aspekti tjetër, po ashtu të rëndësishëm, që ka media në zhvillimin e marrëdhënieve të mira mes dy shteteve.
Gjatë ditës së parë përfaqësuesit zviceranë u ndan të kënaqur sa i përket ndryshimit dhe zhvillimit që ka pësuar Prishtina dhe specifikisht bizneset në fushën e ndërtimtarisë, mobilerisë e dizajnit, si dhe u impresionuan nga programet e kompanive teknologjike, duke dhënë kështu sinjale që japin dritën e gjelbër për të krijuar marrëdhënie pune, të cilat do të shërbenin për të krijuar linjën e hyrjes në tregun konkurrues zviceran.
Vizita do të vazhdojë edhe përgjatë ditës së premte me takime të shumta mes delegacionit dhe kompanive që janë të gatshme t’i prezantojnë vlerat, produktet dhe shërbimet me cilësi të lartë.
Autore: Alisa Buzhala















Foto: Leotrim Canaj
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Remitencat drejt Kosovës arrijnë 1.4 miliardë euro në vitin 2025, Gjermania dhe Zvicra kryesojnë Remitencat e dërguara nga diaspora vazhdojnë të mbeten një ndër burimet kryesore të të hyrave për... -
Komuniteti Musliman Shqiptar në Zvicër uron Fitër Bajramin -
Vjenë
Tragjedia në Vjenë: Mes viktimave edhe një punëtor nga Novi Pazari -
Kompania e ndërtimit fshin gjurmët pas vdekjes së tre kosovarëve -
Leipzig
Letërsia e Kosovës prezantohet në Panairin e Leipzigut
Jeta në Zvicër
-
Linja e re e trenit të natës Cyrih–Bruksel nis në shtator Nga 9 shtatori, Cyrihu do të lidhet me një linjë të re treni nate drejt Brukselit,... -
Rreziku nga erërat e forta në teleferikë: Çfarë tregoi aksidenti në Engelberg -
Gjeneva ndalon veshjet mbuluese si burka në pishinat publike -
Një në katër të rinj në Zvicër rritet me të afërm që vuajnë nga çrregullimet mendore -
Udhëtarët e huaj në tranzit do të duhet të paguajnë në të ardhmen













