Lajme
Kosovë, realizohet thirrja e parë telefonike me kodin +383
Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa tha se zbatimi i marrëveshjes së kodit shtetëror, bën identifikimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës
Pas nënshkrimit të marrëveshjes për kodin telefonik, që u realizua në fund të vitit të kaluar në Bruksel ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, sot përfaqësuesit e Telekomit të Kosovës kanë realizuar thirrjen e parë telefonike me kodin +383, duke vlerësuar si hapin e parë drejt identifikimit ndërkombëtar të Kosovës.
Drejtori menaxhues i Telekomit të Kosovës, Agron Mustafa tha se zbatimi i marrëveshjes së kodit shtetëror, bën identifikimin ndërkombëtar të shtetit të Kosovës.
“Të gjithë e dimë që kemi tre kode në shfrytëzim, 377, 381 dhe 386. Me zbatimin e kodit të rigradualisht do të vjen deri tek eliminimi i kodeve tjera, për çka sot dua të jap një premtim publik që deri në fund të këtij viti kodi 381 për Kosovën nuk do të ekzistojë më”, tha Mustafa.
“Telekomi i Kosovës do të njihet në botë në mënyrë unike dhe qartazi të identifikueshme edhe përmes kodit shtetëror telefonik +383, diçka që na ka munguar qysh prej çlirimit.
Thirrjet pa probleme mund të realizohen brenda territorit të Kosovës, përderisa thirrjet nga operatorët ndërkombëtarë mund të vonohen ca ditë deri sa të jetë e mundur lirshëm për realizimin e thirrjeve”, tha ai.
Kodi +383 do të përdoret në tërë territorin e vendit dhe nga të gjithë operatorët e telefonisë mobile dhe fikse, të cilët veprojnë në Republikën e Kosovës, ndërsa kodet aktuale që përdoren nga operatorët do të përdoren në mënyrë paralele për një kohë deri në zbatimin e plotë të kodit +383.
E-Diaspora
-
Samiti IV i Diasporës Shqiptare: “Through Roots We Rise”, një kapitull i ri në marrëdhënien me diasporën Samiti IV i Diasporës Shqiptare vjen këtë vit me mesazhin qendror “Through Roots We Rise”, duke... -
“Dita e Gruas dhe Demokracia”, art dhe debat për 8 Marsin, Ditën e Gruas -
Nxënësit e Shkollës Shqipe e madhështojnë Akademinë solemne për Adem Demaçin -
Takohen Dredha-Latifi, diskutojnë për bashkëpunimin dhe shërbimin ndaj diasporës në Zvicër -
Danimarkë
Kopenhagë, festohet 18-vjetori i Pavarësisë së Kosovës
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Riola Xhemaili udhëheq Zvicrën drejt fitores në nisjen e kualifikimeve për Botëror Futbollistja shqiptare shënon golin e parë në triumfin 2:0 ndaj Irlandës së Veriut ... -
Viti 2025 i vlerësuar si vit i shkëlqyer për verën zvicerane -
Europol godet grupe mafioze, katër të arrestuar në Zvicër -
Kriza në policinë kantonale të Jurës: presion dhe mesazhe raciste të shumta -
Këshilli i Madh i Vaudit mbështet marrëveshjet kolektive mbi pagën minimale kantonale













