Kosova
Kosovë: Rrahen dy familje, një person humb jetën
Një person ka humbur jetën si pasojë e një rrahjeje që ka ndodhur mes dy familjeve në fshatin Sodovinë të Vitisë.
Kështu ka njoftuar Prokuroria Themelore në Gjilan, teksa kanë bërë të ditur se ka edhe persona të lënduar, përcjell albinfo.ch.
“Më 2 maj 2019, rreth orës 09:30 minuta, në fshatin Sodovinë e Qerkezve, komuna Viti, si pasojë e një rrahjeje mes dy familjeve, në të cilën janë përdorur mjete të forta, një person është privuar nga jeta, ndërsa disa të tjerë kanë pësuar lëndime trupore. Me të njoftuar me rastin, në vendin e ngjarjes kanë dalë Njësia e Hetimeve Regjionale të Policisë së Kosovës, si dhe prokurori kujdestar, të cilët kanë vëzhguar vendin e ngjarjes, ku prokurori i shtetit ka kërkuar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për kryerjen e autopsisë”, thuhet në njoftim.
Për këtë rast janë arrestuar pesë persona të dyshuar për veprën penale “Vrasje”, e si shkak që solli deri te vrasja po dyshohet të jetë mosmarrëveshja rreth një kontesti pronësor.
“Dyshohet se ngjarja ka ndodhur pas një mosmarrëveshjeje rreth një kontesti pronësor. Prokuroria Themelore në Gjilan brenda afatit ligjor ndaj të dyshuarve do të ndërmarrë të gjitha veprimet e tjera hetimore”, thuhet tutje në njoftimin e Prokurorisë, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Çeki
Koncert i muzikës shqiptare në Ústí nad Labem Ambasada e Kosovës në Pragë sjell një mbrëmje artistike në kuadër të Muajit të Gjuhës dhe... -
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik -
Itali
Aksident fatal për 10-vjeçarin shqiptar në Itali -
Rita Ora ndez skenën e “The Masked Singer” -
Shfaqet në Bernë filmi “Përrallë nga e kaluara”
Jeta në Zvicër
-
Thun
Shqiptarët udhëheqin Thunin drejt titullit historik Matoshi dhe Imeri shkëlqejnë në sezonin sensacional, ndërsa Milaim Rama flet për suksesin e klubit dhe... -
Berna do të ketë klasa dygjuhëshe në të gjitha komunat -
SWISS planifikon fluturim special për riatdhesimin nga Omani në Cyrih -
Policia zvicerane duhet të zbulojë kombësinë e shkelësve -
Zvicër: Dërgoni fletët e votimit në kohë















