Kosova
Kurti: Në Prekaz, historia u shkrua me zjarr e gjak
Kurti në 28-vjetorin e Epopesë së UÇK-së: Kullat e Jasharëve u shndërruan në fortesë, familja në simbol të unitetit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur në seancën solemne që po mbahet në Kuvend me rastin e 28-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, duke kujtuar sakrificën e familjes së Adem Jasharit dhe luftën për liri, përcjell albinfo.ch.
Kurti para deputetëve të Kuvendit dhe të pranishmeve tjerë tha se Epopeja e UÇK-së u bë thirrje për mobilizim, bashkim dhe artikulim të qartë të synimit për liri e mëvetësi.
“Në ato ditë të përbllajes së vullnetit për liri me aparatin e shtypjes në Prekaz historia u shkrua me zjarr e gjak. Toka u bë altar i lirisë e një familje u bë simbol kombëtar. Figura e kryekomandantit Adem Jashari e lidhur pazgjidhshmërisht me fatin e familjes dhe bashkëluftëtarëve të tij u bë personifikim i vendosmërisë për të mos e pranuar nënshtrimin”, tha ai
Kurti tutje theksoi se kjo sakrificë u përjetësua në vetëdijen e kujtesën tonë kolektive, se liria paguhet shtrenjtë dhe se është vlerë e panegociueshme dhe e drejtë e patjetërsueshme.
“Epopeja e UÇK-së u bë thirrje për mobilizim, bashkim dhe artikulim të qartë të synimit tonë për liri dhe mëvetësi”, tha ai.
Kryeministri Kurti tha se qëndresa e familjes Jashari dhe të gjithë atyre që u rreshtuan krah tyre e pas tyre në udhën e çlirimit përbëjnë një trashëgimi të thellë politike, kulturore e kombëtare prej së cilës buron liria e Kosovës.
“Krismat e pushkës në Prekaz u përhapën larg deri te ndërgjegja e diplomacisë ndërkombëtare. Ato krisma zgjuan mbarë kombin dhe shumëfishuan radhët e UÇK-së, duke shndërruar rezistencën në lëvizje të pandalshme për liri”, tha Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale Familja me katër fëmijë kishte marrë një total prej afërsisht 750,000 frangash zvicerane nga shteti gjatë... -
Prezantohet në Lozanë libri “Për ata që s’u kthyen” -
Pianistja Fatjona Maliqi shkëlqen me recital në Kalanë e Loburgut -
SHBA
Nita Kaprolli, shqiptarja që po ndërton karrierë të jashtëzakonshme në teknologji dhe AI -
Zvicër
Diaspora shqiptare në Zvicër organizon eventin “ADN Shqiptare” në Uster
Jeta në Zvicër
-
Detajet nga krimi tronditës në Mal të Zi Ndërkohë autoritetet e Malit të Zi janë vënë në kërkim të Vehid Muriqit me origjinë nga... -
Më pak aksidente në punë, por më shumë në kohën e lirë në Zvicër -
Gjykata Supreme refuzon anulimin e votimit për e-ID në Zvicër -
Alarm në Zvicër: Kanceri i zorrës së trashë po rritet tek personat nën 50 vjeç -
Nuk dëbohet çifti kosovar që kishte marrë 750 mijë franga ndihma sociale









